Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit
Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor.
Ndeshjet e xhiros së parë janë: Prizreni – Kastrioti, Prishtina – Llapi, Zhegra – Drenica, Vushtrria – Vëllaznimi, Besa Famgas – Trepça.
Shortin e kanë tërhequr komesari i garave, Istref Sadriu dhe administratori, Muhamet Arifi.