Kërkohet paraburgim për dy francezët që u ndaluan në Leposaviq
news image
sinjali fb
Sinjali.com
26 Korrik 2022 16:55
Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar dje në Leposaviq francezë, të cilët dyshohet se në mënyrë ilegale e kanë kaluar nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.
Ndaj tyre, tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata përkatëse caktimin e masës së paraburgimit.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore ka thënë për Sinjalin se është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.
Ju informojmë që Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona me iniciale B.R., dhe A.V., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.





























