KEK-u hap edhe 171 vende të lira pune
***
Korporata Energjetike e Kosovës ka publikuar një shpallje publike me ofertë për 8 pozita
1. Teknik i Xehetarisë (20 kryerës)
2. Teknik i Makinerisë (60 kryerës)
3. Teknik i Elektroenergjetikës (30 kryerës)
4. Teknik i Ndërtimtarisë (7 kryerës)
5. Teknik i Kimisë (13 kryerës)
6. Saldues (13 kryerës)
7. Metalpunues (8 kryerës)
8. Manipulues të shiritave transportues (20 kryerës)
Data e aplikimit është deri më 28 shtator, 2020, ora 16:00.
Aplikacionet merren në faqen e KEKut në internet, pranohen në mënyrë elektronike dhe dërgohen në këtë adresë: ofertapune@kek-energy.com.
Kontratat e punës për punëmarrësit janë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi.