KEK-u hap edhe 171 vende të lira pune
- Teknik i Xehetarisë (20 kryerës)
- Teknik i Makinerisë (60 kryerës)
- Teknik i Elektroenergjetikës (30 kryerës)
- Teknik i Ndërtimtarisë (7 kryerës)
- Teknik i Kimisë (13 kryerës)
- Saldues (13 kryerës)
- Metalpunues (8 kryerës)
- Manipulues të shiritave transportues (20 kryerës)
Korporata Energjetike e Kosovës ka publikuar një shpallje publike me ofertë për 8 pozita, raporton Jepi zë.
Data e aplikimit është deri më 28 shtator, 2020, ora 16:00.
Aplikacionet merren në faqen e KEKut në internet, pranohen në mënyrë elektronike dhe dërgohen në këtë adresë: ofertapune@kek-energy.com.
Kontratmat e punës për punëmarrësit janë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi.