Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kurti: Serbia njohu targat RKS për të mbuluar refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i marrë nga Qeveria për heqjen e regjimit të letrës ngjitëse për automjetet me targa serbe ka ardhur pasi Policia e Kosovës raportoi se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS të lëvizin lirshëm në territorin e këtij shteti, po zbatohet plotësisht.

05/01/2024
in LAJME
Kurti: Serbia njohu targat RKS për të mbuluar refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Por, Kurti paralajmëroi se në rast se Policia pranon raportime për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, do të veprojnë.

Për çështjen e lëvizjes së lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje së pari më 2011, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas tensioneve që shkaktoi çështja e targave, në shtator 2021 u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Ajo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve.Vendimi i Serbisë për mundësimin e lëvizjes së lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë, është marrë më 25 dhjetor 2023 nga autoritetet serbe, për të hyrë në fuqi pastaj nga 1 janari i këtij viti.

“Në dhjetorin e vitit që porsa lamë pas 2023, ky vetëdiciplinim i Serbisë përdoret për të ulur presionin nga perëndimi demokratik (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi Serbinë për zgjedhjet e manipuluara e jodemokratike, por edhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, e për të maskuar përgjegjësinë e tyre lidhur me sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023.“- ka shkruar Kurti.

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Policia me aksion në Banjskë të Zveçanit

Policia me aksion në Banjskë të Zveçanit

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com