Portali “QYTETI I MITROVICES” mëson nga burimet e saj se personi i vrarë është Nysret Gubetini i moshës mbi 60 vjeç.
Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.





























