Kurti u shpreh se vizita e Ambasadorit Jashari në burg në Kralevë është menduar për të martën e 20 qershorit.
“Dua të pres fillimisht vizitën e Ambasadorit, Jetish Jashari në burg në Kralevë e vetëm më pas kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë të policëve tanë që po mbahen peng, që po mbahen rob në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar, do ta marrë vendimin dhe do ta jap njoftimin për këtë”, tha fillimisht Kurti.Lidhur me vizitën e tre policëve, Kurti tha se ajo është menduar ditën e nesërme, teksa theksoi se do të jetë në kontakt me ambasadorin “për gjendjen e këtyre tre policëve që po mbahen peng e rob në Serbi”.
“Vizita është menduar me sa kam informacione deri në këto momente, për ditën e nesërmen, do të jem në kontakt me ambasadorin tonë për gjendjen e këtyre tre policëve që po mbahen peng, rob ne Serbi”, tha Kurti.
Por, sa i përket lirimit të tre policëve patrullues kufitar të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media ditën e djeshme, ka thënë se tre policët nuk janë prekur dhe nuk ju mungon asgjë, por nuk ka dhënë shenja për lirimin e tyre, pasi siç tha ai me ta do merren organet e drejtësisë.





























