Dy persona janë përleshur me njëri-tjetrin dje rreth orës 14:00 në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, njofton Mitropol.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Mitropol/





























