Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën.
Në takimin që për pak do të nisë në periferi të Prishtinës, , dy qeveritë do të nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme.
Pas ceremonisë, dy kryeministrat janë përshëndetur ngrohtë – Rama ia vuri dorën në supe, e Kurti në shpinë.
Mes dy kryeministrave, jo rrallë ka pasur akuza e kunja, sidomos në lidhje me iniciativën Ballkani Hapur, ku Shqipëria është themeluese e Kosova e refuzon atë për shkak të rolit destruktiv të Serbisë.