Gjatë ditës së djeshme u raportua për zjarrin që përfshiu lokalin “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë.
Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime të njerëzve dhe se rasti është duke u hetuar.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një pjesë e lokalit të tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë