Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme ka vizituar lumin Trepça për të parë më afër veprimet e ndërmarra për pastrimin e këtij lumi dhe sigurimin e një mirëmbajtje sa më të mirë për këtë pjesë të qytetit.
Me këtë rast nënkryetari Tahiri, ka thënë se një ndër prioritetet e qeverisjes lokale padyshim është pastërtia dhe kujdesi ndaj ambientit, duke përfshirë këtu mirëmbajtjen e të gjitha hapësirave publike, me theks të veçantë pastrimin e lumenjve të qytetit të cilët janë një pasuri e madhe për qytetin e Mitrovicës.
Më tutje nënkryetari Tahiri ka vazhduar edhe tek Liqeni Akumulues ku është bërë kositja e barit, dhe ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët të cilët çdo ditë po përkujdesen që të kemi një mjedis sa më të pastër.