Duke u bazuar në këto predentime, ata u shprehën se gjatë kohës kur ndodhën shkëmbimet e zjarri mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë, janë frikësuar se do të përdoreshin si pengje.
Të njëjtit thanë se kur terroristët e armatosur hynë në Manastir, i grabitën gjësende të ndryshme, teksa shtuan pretendimin se gjatë një momenti KFOR-i ka hyrë brenda manastirit, të cilët, sipas tyre, e injoruan plotësisht grupin e armatosur.“Gruas sime iu zhduk celulari, u zhdukën edhe disa sende të pasagjerëve të tjerë, u grabitën nga ata njerëz të armatosur që normalisht nuk komunikonin fare me besimtarët tanë. Në një moment erdhi KFOR-i për t’i legjitimuar, por nuk e kuptoj pse ata e injoruan plotësisht grupin e armatosur që ishte ende aty me gypa të gjatë, por pasi i legjitimuan ata vetëm dolën jashtë”, vazhdoi ai.
Pasi u regjistruan, ata qëndruan në dhomën e ngrënies deri të hënën, u ulën në banka dhe nuk flinin, derisa u organizua kthimi në Novi Sad”,





























