Maqedonci ka thënë se përjashtimi ngë “Defender 2023” ka dëmtuar vetëm imazhin dhe nuk ka pasë dëm përmbajtësor për FSK-në.
“Në fakt ndërprerja e Defender 23 ka ndodhë në kohën ku vetëm ka përfunduar pjese operacionale, taktike dhe pjese këtyre e trajnimeve. Mund të themi se të gjitha objektivat për të cilat i kemi planifikuar së bashku me aleatët amerikanë por edhe me vendet e tjera pjesëmarrëse janë arritur, ndërprerja ka ndodhë për ditë që kanë qenë të planifikuar të marrin pjesë në ndjekjen e demonstrimeve të njësive, të aftësive që kanë marrë në Defender 23. Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtësor. Jemi duke pritur final indo që kemi është se të gjitha njësitë pjesëmarrëse janë validuar dhe të gjitha objektivat janë arritur. Jemi përgarit për dy vite për të marrë pjesë… Pjesëmarrja në Defender 23 nuk ka nënkuptuat në një ushtrim ndërkombëtar dhe duka qenë Kosova vend pritës, por, gjithashtu duke qenë një arritje e objektivave që kemi pasur në planin e zhvillimit. Që ka qenë valimi i regjimentin të parë të këmbësorisë. Gjë që edhe është realizuar”, ka thënë Maqedonci në RTV Dukagjini.





























