Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Plani rus i 1999-s për ndarjen e veriut të Kosovës

Evropa, në këto çaste të konfrontimit që i kërcënohej me Rusinë në Kosovë, nuk qe në gjendje të kontribuonte me pothuajse asgjë, pasi që asaj i munguan dhe i mungojnë edhe më tej aftësitë dhe mundësitë për ta bërë këtë, konstatonte Joschka Fischer pak vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës. NATO-ja tani ishte e pranishme me ushtrinë e saj në Kosovë, por në të gjitha bisedat telefonike mes presidentit amerikan, Clinton, dhe atij rus, Jelcin, situata mbeti e tendosur, për shkak se ende nuk ishte zgjidhur çështja e pranisë së Rusisë në Kosovë

02/07/2023
in LAJME
Plani rus i 1999-s për ndarjen e veriut të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

John Norris, i cili gjatë gjithë krizës në Kosovë shërbeu si drejtor i komunikimit për zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Strobe Talbott, në librin ”Collision Course: NATO, Russia, and Kosovo” shkruan se në fund të luftës së Kosovës si Milosheviqi ashtu edhe rusët synonin që përmes krijimit të një sektori ushtarak të veçantë rus në veri të Kosovës, të krijoheshin rrethanat për ndarjen e kësaj pjese të Kosovës.

Sipas Norrisit, presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, do të argumentonte se ai ndjeu që e vetmja arsye pse Millosheviqi pranoi marrëveshjen e paqes në qershor 1999, të cilën ai dhe emisari rus, Viktor Chernomyrdin sollën në Beograd, ishte për shkak të planit rus për ndarjen e mundshme të veriut të Kosovës dhe synimi për ta vendosur atë nën kontrollin rus dhe serb. ”Nuk munda të gjeja ndonjë arsye tjetër pse Millosheviqi e pranoi marrëveshjen. Unë vazhdimisht pyesja veten: ‘Pse ra dakord?’ Dhe nuk gjeta asnjë arsye tjetër përveç planit rus. Unë u përpoqa të shihja njëfarë logjike në këtë ngjarje, sepse në negociata rusët ishin për ndarje dhe për të pasur sektorin e tyre. Ata nuk mund të pajtoheshin për strukturën unike komanduese të KFOR-it në Petersberg, sepse kishin një plan për të futur trupat e tyre në Kosovë”, shkuan ai.Synimet për një tjetër “Republikë serbe”

Më 7 qershor 1999, komandanti i forcave paqeruajtëse ruse në Bosnjë, gjeneralmajor Roman Yepifanov, u tha trupave të tij se duhej të përgatiteshin për të lëvizur së shpejt, sepse operacioni ishte krijuar për të ndikuar në negociatat me NATO-n. Moska i kishte thënë gjeneralit Yepifanovit se ai do të duhej të qëndronte shumë fleksibël – ishte e mundur që trupat e tij do të duhej të përshpejtonin operacionin e hyrjes në Kosovë në një moment.

Një argument të tillë e përforcon edhe studiuesi Stephen Schwartz, i cili konstaton se firoja e shkëlqyeshme ushtarake e NATO-s kundër Jugosllavisë së mbetur u ndërlikua pos nga dinakëria dhe hilet e politikanëve, të diplomatëve dhe komandantëve rusë në Ballkan, të cilët ishin të prirë të dëshmonin se Rusia ende përfaqësonte një superfuqi botërore. Eksperti amerikan i sigurisë kombëtare, Zbigniew Berzezinski thotë se dorëzimi i Beogradit në qershor të vitit 1999 ishte ndikuar dukshëm nga shtytja e Rusisë, që kishte bërë plane për të themeluar një zonë të veçantë nën administrimin rus, në bashkëpunim me serbët, në kufirin verilindore të Kosovës me Serbinë. Kjo do të shërbente për copëtimin e Kosovës dhe themelimin e saj si një “Republikë serbe (të ngjashme me atë që në Dejton kish vendosë mbas armëpushimit në Bosnjë”, shkruan mes te tjerash Stephan Schwartz në “Kosovo-Background to a War”.

Related Posts

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
Next Post
Shpërthimi në veri, reagon Lista Serbe – i përmend forcat speciale të Kosovës

Shpërthimi në veri, reagon Lista Serbe – i përmend forcat speciale të Kosovës

LAJMET E FUNDIT

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com