Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Shqipëria edhe me një tarifë rrugore, kosovarët do paguajnë edhe 2,5 euro për të shkuar në deti

03/06/2022
in LAJME
Shqipëria edhe me një tarifë rrugore, kosovarët do paguajnë edhe 2,5 euro për të shkuar në deti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koncesionari i segmentit Thumanë-Kashar ka planifikuar që të arkëtojë nga tarifa e kalimit të rrugës 1 miliard e 307 milionë euro për 35 vjet.

Në kontratën e ndryshuar mes qeverisë dhe kompanisë Gener 2, ndërtimi i 20.8 kilometrave rrugë do të bëhet me paratë e firmës koncesionare, ndërsa investimi dhe fitimi i kompanisë do të realizohet nga vendosja e një trau me pagesë për automjetet që do të kalojnë

Tarifa e kalimit për makinat e thjeshta me 4 vende do të jetë 2.5 euro duke përfshirë TVSH-në.

Kjo do të jetë një nga tarifat më të larta në Europë, ku shoferët do të paguajnë 12 cent për kilometër, ndërsa mesatarja e europiane për autostrada është 7 cent/km.

Autostrada me 4 korsi, do të nisë 150 metra në brendësi të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me Thumanën dhe më pas do të vazhdojë e drejtë deri në Fushë-Krujë, nga ku me një kthesë të dyfishtë do t’i afrohet aeroportit të Rinasit dhe një gjurmë tjetër e saj do të lidhet me autostradën Tiranë-Durrës në pjesën e Kasharit.

Kompania zotohet që përmes një kredie bankare të financojë vetë ndërtimin e rrugës, e cila do të kushtojë 245 milionë euro dhe të mirëmbajë përgjatë 35 viteve segmentin.

Buxheti i shtetit merr përsipër që të garantojë fluksin e automjeteve që do të kalojnë për 8 vitet e para të operimit, dhe nuk do të paguajë më shumë se 22.8 milionë euro për të gjithë periudhën.

Ndërtimi do të nisë që këtë vit dhe planifikohet të përfundojë në 2024-n, vit në të cilin fillon edhe aplikimi i tarifës.

Sipas studimeve të qeverisë, kostoja fillestare e këtij aksi ishte 169 milionë euro, por në ofertën e pakërkuar që dha Gener 2 vlera u rrit në 245 milionë euro, dhe pas fitimit të tenderit vlera që do të paguante buxheti i shtetit në fund të kontratës arriti në 370 milionë euro, ku përfshihej dhe interesi bankar për kredinë që do të merrte koncesionari.

Në janar të vitit 2019 ministrja Belinda Balluku anuloi kontratën, por në korrik të vitit të shkuar Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi ministrinë që të përcjellë për miratim kontratën në Këshillin e Ministrave.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Drejtoria e Inspekcionit liron hapësirën publike të uzurpuar

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com