Sinani tha se do të qëndrojë në Bruksel për tri ditë, ku do të ngritet problematika e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e radhës do të jetë Parlamenti Evropian”, shkroi ajo në Facebook.
“Së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, njoftoi mes tjerash Sinani.





























