Sulmohet fizikisht një person afër kishës në Zveçan, Policia intervenon në vendin e ngjarjes

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, i cili u rrah nga tre persona, për motive akoma të panjohura, mëson Sinjali.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të kishës, ku edhe jeton viktima – i cili kërkoi ndihmën e Policisë pasi u sulmua nga të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse policore, teksa 53-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.

Sipas dëshmisë së tij, i njëjti nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar, pasi ka deklaruar së nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

 

Related Posts

Next Post

LAJMET E FUNDIT