Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se aty ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit, të cilët po shfrytëzonin vendin tonë si transit për të kaluar në shtet perëndimore.Dy të dyshuarit A.S. 39-vjeçar dhe G.Sh. 25-vjeçar, janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje, kurse me emigrantët sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.





























