Gjatë ditës së djeshme policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së viktimës M/K/Sh, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje tre të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.
Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.





























