Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

48 orësh dramatik i shkeljeve në Trepçë- Si u bë vetëm për një dite kryeshef kushëriri i Muzaqit?

28/09/2023
in LAJME
Miniera e Trepçës hap konkurs për 60 vende të lira pune
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje, ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”. Pas gati dy vitesh, si Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani  ishte shkarkuar nga kjo pozitë. Vendin e tij e ka zënë Enes Muzaqi i cili është kushëriri i deputetit të VV-së, Besim Muzaqi. 

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, dje ministrja e Ekonomisë, propozoi shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, propozim i cili mori votat e kabinetit qeveritar.

Kurse, në mbledhjen që nisi në ora 10:00, Bordi Mbikëqyrës  vendosi që të shkarkoi Abudurrahamanin.

Ky vendim i bordit u konsiderua joligjor. Bordi i ri sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme dhe ka  shfuqizuar vendimet e djeshme të ish bordit duke i cilësuar joligjore pasi nuk kishin kuorum. Kësisoj është anuluar edhe vendimi i shkarkimit të Abdurrahmanit dhe zgjedhje e Muzaqit në krye të ndërmarrjes.

“Në këtë rast nuk kanë pasur kompetencë, dhe nuk kanë pasur kuorum për të mbajtur mbledhje pasi që të njëjtit kanë qenë të shkarkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës pra kanë mbajtur mbledhje përkundër faktit që të njëjtit janë shkarkuar, dhe të gjitha vendimet janë jo ligjore”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/trepcacorporation/posts/802435358552286?ref=embed_post

Emërimi i kushëririt të deputetit të VV-së në krye

Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. dje kishte emëruar në detyrën e U.D. Kryeshefit Ekzekutive te Trepça SHA, Enes Muzaqi i cili ka afërsi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi.

Deputeti Muzaqi, i kontaktuar nga Gazeta Insajderi ka mohuar se ka pasur ndikim në emërimin e tij

“Enesi është kushëri i imi. Në pyetjen tuaj se a kam ushtruar ndikim në punësimin e tij përgjigjja është JO. Ai punon në Trepçë prej së paku 15 vite më parë dhe pandërprerë. Ndërsa emërim nuk besoj që mund të bëjë një pjesë e bordit që nuk kanë kuorum(3 persona) e të cilët në të njëjtën orë shkarkohen”, tha ai në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

Enis Abdurrahmani u shkarkua pas shqyrtimit të raporteve të prodhimit, financiare e të shitjes.
“Për shkak te mos përmbushjes se detyrave te punës, neglizhencës dhe keq menaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri te shkarkoje nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani” – thuhet në njoftim. 

Madje, në arsyetimin e vendimit thuhej se ai ka kërcënuar punëtorët e “Trepçës” me largim nga puna, suspendim e ndalje të mëditjeve dhe shtesave.Por, ky vendim sot është konsideruar si i jashtëligjshëm nga Bordi i Përkohshëm sepse sipas tyre Organi publik që e nxjerr këtë vendim ka vepruar pa pasur kompetencë.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Trupat e sulmuesve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com