Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Skandal: Zihet duke vjedhur në butik U.D. Drejtoresha e Shkollës në Kçiq të Mitrovicës, policia i bën kallëzim penal (Dokument)

30/08/2023
in LAJME
Skandal: Zihet duke vjedhur në butik U.D. Drejtoresha e Shkollës në Kçiq të Mitrovicës, policia i bën kallëzim penal (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Predispozitat e pozitave të rëndësishme udhëheqëse janë që personat që e ushtrojnë detyrën të jenë shembull i mirë për të tjerët, e kjo bëhet akoma më e dukshme kur një pozitë e tillë është në fushën udhëheqëse të Arsimit, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Por jo të gjithë personat që ushtrojnë pozita të rëndësishme udhëheqëse në Arsimi, janë shembull i mirë për të tjerët, sidomos nxënësit të cilëve duhet t’iu shërbejnë.

Një mision të tillë nuk po e kryen as ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së shkollës “Bislim Imeri” në Kçiq të Mitrovicës, Ardita Brahimi Idrizi, që me të drejtë mund ta marrë epitetin drejtoreshë e skandaleve.

UD drejtoresha Ardita Brahimi Idrizi është zënë duke vjedhur në një biznes në qendër të Mitrovicës në qershorin e këtij viti, dhe a mund ta besoni se çfarë: një maicë dhe një këmishë, njëra në vlerë 10 euro dhe tjetra në vlerë 25 euro.

Kështu thuhet në kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Kosovës, njësia e hetimeve, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, dokument të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Online Veriu.info. Ky kallëzim penal u dorëzua në prokurori më 15 qershor 2023.

Sipas kallëzimit penal të siguruar nga Veriu.info e dyshuara, ud drejtoreshë e shkollës së Kçiqit, Ardita Brahimi Idrizi, më 9 qershor 2023 rreth orës 18:00 ka vjedhur dy rroba në butikun “Aksion” që gjendet në shëtitoren e qytetit në Mitrovicë në rrugën “Shemsi Ahmeti”, duke kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 i KPRK-së.

Rasti në polici është raportuar të nesërmen me datë 10 qershor nga menaxheri i butikut, i cili ka deklaruar se personi në fjalë ka vjedhur dy rroba, një maicë ngjyrë të bardhë “avrile” në vlerë 10 euro dhe një këmishë ngjyrë të bardhë në vlerë 15 euro.

Sipas arsyetimit të kallëzimit penal, butiku “Aksion” ka qenë në vëzhgimin e kamerave, policia ka shikuar videoinçizimet ku personi që ka vjedhur identifikohet dhe ajo është Ardita Brahimi Idrizi.

Madje rasti më tutje duket sikur në filma pasi drejtoresha Brahimi sapo i ndizet sensori i alarmit në derën e daljes nga lokali, fillon të vrapojë dhe hip në veturën e saj dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

“Pasi lokali ishte në vëzhgimin e kamerave është identifikuar e dyshuara Ardita Brahimi e cila në videoinçizime shihet që brenda lokalit kishte marrë dy këmisha dhe një maicë në dorë dhe kishte shkuar në zhveshtore të lokalit. Pas një kohe të shkurt e dyshuara del nga zhveshtorja me çantën e saj të krahut dhe niset në drejtim të daljes së lokalit, me ç’rast te dera e lokalit është vendosur sensori i alarmit dhe ende pa dalë nga banaku arkatarja e thërret që të ndalet, por e dyshuara nuk ndalet, pastaj një tjetër punëtoren i vihet pas deri jashtë lokalit por e dyshuara e shpejton ecjen duke mos u ndalur, pastaj hyn në automjetin e saj.” – thuhet në dokumentin e kallëzimit penal të siguruar nga Veriu.info.

Po ashtu Policia e Kosovës në kallëzimin penal në bazë të dokumentit sqaron se Prokurorisë Themelore ia ka bashkangjitur edhe videoinçizimet e rastit.

Por kjo nuk është vepra e vetme e drejtoreshës Brahimi, pasi sipas kallëzimit penal shihet se e dyshuara ka të kaluar kriminale, siç specifikohet në rreshtin e fundit në faqen e parë të kallëzimit penal.

Më poshtë ju sjellim kallëzimin penal ndaj drejtoreshës Ardita Brahimi Idrizi, siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Online Veriu.info:

Dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurori nga ana e Policisë e ka konfirmuar edhe vet policia e Kosovës nga stacioni policor Mitrovicë e Jugut në një përgjigje me shkrim.

“Ju njoftojmë se për rastin e adresuar nga ana juaj ,,Vjedhje” është ngritur Kallëzimi Penal dhe është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me datë 15.06.2023” – thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim në Policinë e Kosovës, Ilmi Prekazi.

Gazeta Online Veriu.info pasi ka siguruar dokumentin ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës tash e disa ditë më parë duke i pyetur për ecurinë ligjore të rastit në fjalë. Pas shumë insistimeve tek kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, dhe zyrës për informim në këtë institucion,tek sot Gazeta Online Veriu.info ka marrë përgjigje në të cilën thuhet se rasti është trajtuar, dhe ka përfunduar në procedurën e ndërmjetësimit.

Veriu.info ka kontaktuar edhe UD drejtoreshën, Ardita Brahimi Idrizin, duke e pyetur rreth kësaj çështje, por e njëjta ka thënë se nuk është në dijeni dhe ka mbyllur telefonin.

E njëjta, pra Ardita Brahimi Idrizi, pas pak minutash kontakton gazetaren e Veriu.info dhe hedh akuza të rënda ndaj drejtoreshës së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, ku pretendon se e njëjta i ka bërë presion psiqik dhe nga ky presion drejtoresha Brahimi pretendon se ka përfunduar në spital dhe ka abortuar. Asnjë nga përgjigjet e saj nuk lidhen me temën për të cilin po shkruajmë, andaj deklaratat e saj të plota do të mund t’i publikojmë në një rast tjetër.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i vetëm e drejtoreshës Ardita Brahimi Idrizi pasi për të njëjtën është raportuar se më 30 qershor të këtij viti dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur. Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende. Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Dyshohet se me të marrë informatën për aksident, drejtoresha e shkollës kishte raportuar rastin si vjedhje e veturës, por që pas ballafaqimit me deklaratat e nxënësve, drejtoresha e kishte pranuar se veturën ua kishte dhënë me vetëdëshirë nxënësve.

 

Related Posts

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
Next Post
APK-ja do t’i mbrojë pyjet nga shkatërrimi duke përdorur dronë

APK-ja do t’i mbrojë pyjet nga shkatërrimi duke përdorur dronë

LAJMET E FUNDIT

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com