Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për rastin e iniciuar më 21 qershor për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi në një objekt ishin gjetur armë dhe municion.
Burimet bëjnë të ditur se më 23 qershor, hetuesit e Stacionit Policor në Zubin Potok kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin M.P.
I njëjti, rreth orës 13:00, është paraqitur në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.






























