Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Të rinjtë mitrovicas në Shipol e “kamufluan” si sony playstation vendin për shitblerje të narkotikëve

23/07/2022
in LAJME
Të rinjtë mitrovicas në Shipol e “kamufluan” si sony playstation vendin për shitblerje të narkotikëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëmjen e kaluar Policia e Kosovës ka kryer një aksion brenda një lokali në Lagjen e Muhaxherëve në Shipol të Mitrovicës, pasi kishte dyshime se ky lokacion po shfrytëzohej për veprimtari të jashtëligjshme, siç është shitblerja e substancave narkotike.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se bastisja është kryer në një lokal për lojëra elektronike me ‘Sony Playsation’, ku kanë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të llojit marihuanë, mbi 300 euro para të gatshme, peshore digjitale dhe telefon.

Sinjali mëson ekskluzivisht se ky aksion ka rezultuar me arrestimin e tre të rinjve: Erion Haxhiu 20-vjeçar, Halil Jashari 20-vjeçar dhe Arbër Thaçi 24-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë konfiskuar 86.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Më poshtë mund të gjeni detajet ekskluzive lidhur me bastisjen

Mbrëmë rreth orës 21:20, njësitet policore kanë hyrë brenda lokalit të cilin e kishin cak, ku kanë hasur në të dyshuarin Arbër Thaçi, i cili me të parë policët ka tentuar që të asgjësojë substancën e dyshuar narkotike, të cilës ia ka vënë flakën. Por intervenimi i Policisë ishte i shpejtë, me ç’rast u arrit që substanca e dyshuar e llojit marihuanë u sekuestrua si provë.

Po ashtu në lokal kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një peshore digjitale të cilën e ka përdorur i dyshuari si dhe telefonin e tij iPhone 12 Pro Max.

Në të njëjtin vend është ndalur vetura e tipit VW Golf IV, brenda së cilës ndodheshin dy personat tjerë që u arrestuan, Halil Jashari dhe Erion Haxhiu, të cilët dyshohet se kanë blerë substanca narkotike nga i dyshuari tjetër, Arbër Thaçi.

Edhe Jashari e Haxhiu kishin tentuar që të humbin provat që dëshmojnë për posedim të narkotikëve, duke hedhur në tokë qeset me marihuanë.

Pas arrestimit, tre të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me vendim të prokurorit ndaj Arbër Thaçit të iniciohet rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Ndërsa Jashari dhe Haxhiu do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që tre të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Zjarri përhapet në sipërfaqe të mëdha në fshatrat e Mitrovicës

Zjarri përhapet në sipërfaqe të mëdha në fshatrat e Mitrovicës

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com