Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Reduktime të ashpra në Kosovë, kurse Ujmani në veri shet rrymë lirë në Bullgari

20/08/2022
in LAJME
Reduktime të ashpra në Kosovë, kurse Ujmani në veri shet rrymë lirë në Bullgari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në pikë të verës, Kosova është futur në një krizë energjetike ngase kostoja e rrymës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar përtej çdo parashikimi.

Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës -KEK, nuk ka kapacitete për të prodhuar aq rrymë sa është kërkesa në këtë kohë, ngase dy blloqe janë në remont vjetor.

Për kundër reduktimeve 6 me 2, shteti i Kosovës po vazhdon të shesë rrymë dhjetëra herë më lirë se sa është në treg të aktualisht.

Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Në liqen ekziston hidrocentrali. Por, rryma që po prodhohet nga penda atje po shkon në Bullgari, ngase kompania publike “Iber Lepenc” që menaxhon me liqenin ka lidhur një kontratë më një kompani private për shitjen e kësaj rryme për tre vite. Po të mos ishte kjo kontratë valide, ose edhe të prishej, Kosova nuk do të kishte ndërprerje të rrymës aktualisht.

Se deri kur do të jetë valide kjo kontratë, kanë treguar për Periskopin nga kompania “Iber Lepenc”.

“Kontrata për shitjen e rrymës me kompaninë private është deri me 31.12.2023. Kapacitetet prodhuese te rrymës nga penda ne Liqenin e Ujmanit janë 32 MWh”, kanë thënë për Periskopin nga Zyra për Informim e ndërrmarrjes “Iber Lepenc”

Periskopi ka kërkuar një sqarim shtesë nga kjo ndërmarrje publike lidhur më atë se sa po kushton shitja e një MWh, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Derisa Hidrocentrali Ujmanit prodhon 32 MW vetëm gjatë një ore, për të shmangur reduktimet, Korporata Energjetike e Kosovës, pardje ka informuar se ka importuar nga Shqipëria në total 100 MW energji elektrike, për të bërë zëvendësimin e reduktimeve.

Derisa në kompani nuk kanë treguar se sa po kushton shitja për 1 MW, merret veshë se ajo po bëhet kundruall kontratës së nënshkruar dy vite më parë në një çmim fiks prej 38.11 euro. Në tregun ndërkombëtar çmimi i 1 MW po kushton afërisht 600 euro, çmim të cilin e ka blerë vetëm para pak ditësh KEDS-i, derisa më pas hoqi dorë nga kjo blerje e shtrenjtë.

Nëse bëhet një kalkulim del se 32 Mw energji që prodhohet për një orë, po i shitet bullgarëve për 1216 euro. Energjia e njëjtë nëse shikohen në tregun ndërkombëtar në çmimin mesatar prej 500 eurove, do të kushtonte realisht 16 mijë euro në orë.

Bazuar në Bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2022 të publikuar nga ZRRE, HC Ujmani është planifikuar që të prodhojë 86 GWh. Prodhimi i rrymës nga ky hidrocentral më i madh bëhet gjatë dimrit, pikërisht atëherë edhe kur është nevoja më e madhe për rrymë në Kosovë.

Ngritja e çmimit të rrymës në botë ka bërë që vendi të hyjë në krizë energjetike. Sipas KEDS-it, Kosova po paguan shumëfish më shumë për import të rrymës gjatë në krahasim me vitet e shkuara. Por, në katër ditët e fundit është ndalur importi, çka ka bërë që të hyjnë në fuqi reduktimet. Kjo kompani ka kërkuar ngritjen e çmimit, ndërsa kërkesa do të shqyrtohet nga ZRRE-ja.

 

Related Posts

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
Next Post
Pesë vjet nga vdekja e kryeministrit të parë pas lufte në Kosovë, Dr. Bajram Rexhepi

Pesë vjet nga vdekja e kryeministrit të parë pas lufte në Kosovë, Dr. Bajram Rexhepi

LAJMET E FUNDIT

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com