Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Osmani ankohet te ndërkombëtarët: Shumë pak presion po i bëhet Vuçiqit, atij i pëlqen të jetë “mbret i dramave”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar një intervistë me gazetën austriake Profil për t’u ankuar te partnerët ndërkombëtarë se po i bëhet “shumë pak presion” Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë.

31/01/2023
in LAJME
Osmani ankohet te ndërkombëtarët: Shumë pak presion po i bëhet Vuçiqit, atij i pëlqen të jetë “mbret i dramave”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Osmani është shprehur e ashpër ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi, të cilin e ka cilësuar si “zëvendësin më të madh të Putinit” në Evropë.

Ajo ka thënë se Vuçiqit i pëlqen të jetë “mbreti i dramave”.

“Përkundrazi. Shumë pak presion po i bëhet Vuçiqit. Atij i pëlqen të jetë ‘mbreti i dramave’ dhe ta teprojë. Realiteti është se ka një qetësim të madh ndaj tij nga Perëndimi. Dhe kjo përkundër faktit se Vuçiq nuk është aspak properëndimor. E kam fjalën për një Vuçiq, vendi i të cilit është i vetmi në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Një Vuçiç që hap ‘qendra humanitare’ në Serbi, të cilat i shërbejnë de fakto spiunazhit rus”, ka thënë Osmani.

“Ne po flasim për një Vuçiq që bën marrëveshje me Gazpromin rus derisa Evropa përpiqet të largohet nga gazi dhe nafta ruse. Po flasim për një Vuçiq që e bëri Serbinë një strehë të sigurt për kriminelët rusë dhe kompanitë në listat e sanksioneve të BE-së. Po flasim për një Vuçiq që është bërë zëvendësi më i madh i Putinit në Evropë”, tha presidentja Osmani. “Udhëtoni nëpër rajonin e Ballkanit dhe pyesni nëse dikush ka frikë se mos sulmohet nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Askush nuk ka frikë nga ne. Por të gjithë kanë frikë nga destabilizimi i Serbisë. Vuçiq ka merituar prej kohësh të sanksionohet nga BE-ja, për shembull me ngrirjen e bisedimeve për pranim në BE”.

Osmani ka deklaruar se nuk ka shpresa për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Nuk kam shumë shpresa te Vuçiqi. Nuk po them se nuk do të nënshkruajë asgjë. Ai ka nënshkruar shumë marrëveshje, duke përfshirë tri të tilla që kur u bëra Presidente në vitin 2021. Njëra kishte të bënte me targat e automjeteve të komunitetit serb në veri. Një për njohjen e letërnjoftimeve kosovare në pikat kufitare me Serbinë dhe një për një marrëveshje energjetike. Vuçiqi nuk ka zbatuar asnjë nga këto marrëveshje. Gjithmonë duhet të negociosh dy herë me Serbinë: së pari duhet t’i bindësh të nënshkruajnë, dhe më pas duhet të zbatosh atë që kanë nënshkruar. Kjo e fundit është më e vështirë se e para”, ka deklaruar Osmani.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post

Ujësjellësi “Mitrovica” ka hapur disa vende të lira pune

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com