Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home SPORT

Arbnor Muja: Nëse do të kemi Serbinë në grupet e Europianit të Gjermanisë, jam 100% i bindur se do fitojmë kundër tyre

24/10/2023
in SPORT
Arbnor Muja: Nëse do të kemi Serbinë në grupet e Europianit të Gjermanisë, jam 100% i bindur se do fitojmë kundër tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arbnor Muja është një prej zbulimeve të trajnerit Silvinjo. Lojtari i Antëerp, i cili arriti të shënonte edhe në Champions League, e ka bërë debutimin e tij me Shqipërinë. Ai arriti që të shënonte edhe në ndeshjen me çekët, por për fatin e keq, goli do t’i anulohej për pozicion jashtë loje. Muja ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, rubrika e re e Sport Ekspres, teksa ka folur për përjetimin që ka marrë nga Kombëtarja.

“Kombëtarja është ndryshe nga klubi. Ka ndodhur të fitojmë kampionatin me Antëerp, të shënoj gol aty, të shkojmë në Champions League, por ndjenja sikur atë natë që bëra golin kundër Çekisë, nuk kam përjetuar. Edhe pse u anulua, në atë moment, përjetova një prej gëzimeve më të mëdha të jetës sime. Unë jam rritur me himnin kuqezi dhe ngjyrat kuqezi. Sa herë që kishte ndeshje Shqipëria, unë e shikoja dhe kur këndohej himni aty, më rrënqethej trupi, lërë më tani që jam vetë lojtari.

Mbaj mend ndeshjen brenda me Poloninë ku fituam 2-0, stadiumi plot me shqiptarë dhe kur dëgjova himnin, i gjithë trupi mu rrënqeth fort dhe e këndova me zemër himnin. E kam pasur ëndërr ta jetoja këtë ditë, nuk kam përjetuar asgjë diçka më të mirë. Debutimi? Më kujtohet, ishte ndeshja Ceki-Shqipëri, 1-0. Unë dola për të bërë nxehjen, shikoja trajnerin dhe pankinën. Prisja që trajneri të më thoshte që të hyja në fushë. Pastaj barazuam dhe aty e dija që do të hyja. Mu dridhën gjunjët në atë moment, humba pak. Nuk më ka ndodhur më herët, megjithëse jam mësuar me stadiume të mëdha, në Champions League tani, por në atë ndeshje humba pak.

Festimi “i ftohtë” dhe “i ngrirë” para tifozëve në golin e 4 me çekët? Kur shënova, tifozët ishin shumë të gëzuar. Mendova vetëm që të qëndroja në vend në atë moment dhe të shikoja të gjitha ato fytyrat e tyre që po gëzohen kaq shumë për këtë sukses. Doja vetëm të shikoja atë pamje, ata njerëz, të shikoja kënaqësinë në sytë e tyre. Ishte moment 5 sekondësh, nuk dija se çfarë të bëja, doja vetëm t’i shikoja. Tifozët donin që ta thyenin atë xhamin që ishte para meje, që të festonim bashkë.

Mora fjalë? Ju e dini se aty është edhe fraza: “Tash sa vjet se sheh edhe Mitrovicën”. Prandaj e këndoj më me zemër, sepse përmend qytetin ku jam rritur, ku jam lindur. Ju e dini historinë e qytetit, është i ndarë, gjithmonë kemi probleme aty. Kjo duhet të jetë edhe himn për shqiptarët. Unë dëgjoj shpesh muzikë patriotike kur futem në fushë, Ilir Shaqirin, Shkurte Fejza.

Mitaj? Në stërvitje kam më shumë kontakte dhe duele me Mitajn. Mitaj është një lojtar që për moshën që ka, dikush mund të mendoj se ka 15 vite eksperiencë në futboll. Është një talent i rrallë, një super lojtar, që do të arrij shumë lart. Një ditë u bëra kurioz dhe kur pija kafe me Mitajn, i thashë: “Nëse një lojtar rival në krahun e djathtë, një kundër një me ty, çfarë ke qejf që të bësh, që të mos e lejosh që të kalojë?”. Më tha: “Dua që ta anoj nga vija sa më shumë”. E pyeta se doja të dija se si mendon një lojtar i kalibrit të Mitaj, që kur të përballem me rivalë të këtij niveli më vonë, të dijë se çfarë shkon në kokën e tyre. Po është e vërtetë, kur jemi në stërvitje, nuk i futemi fare në presion Mitajt se ai ka qetësi maksimale dhe është e kot. Serbia në grupet e Europianit? Do ta doja, jam 100% i bindur se do të fitonim kundër tyre”, tha Muja. /Sport Ekspres

Related Posts

Anulohet tenderi për renovimin e stadiumit “Aden Jashari”
SPORT

Anulohet tenderi për renovimin e stadiumit “Aden Jashari”

27/02/2025
Trepça mposht KB Golden Eagle Ylli dhe kalon në finale të Superkupës së Kosovës
LAJME

Trepça mposht KB Golden Eagle Ylli dhe kalon në finale të Superkupës së Kosovës

09/09/2024
Skandal: Tifozët rumun shpalosin flamurin serb në ndeshjen Farul – KFF Mitrovica
SPORT

Skandal: Tifozët rumun shpalosin flamurin serb në ndeshjen Farul – KFF Mitrovica

04/09/2024
Ekskluzive: Rikthehen gjyqtarët e huaj në gjysmëfinale dhe finale të play off-it
SPORT

Ekskluzive: Rikthehen gjyqtarët e huaj në gjysmëfinale dhe finale të play off-it

12/04/2024
KH Trepça sot kërkon fitoren që të largohet nga Bosnjë-Hercegovina si skuadër e kualifikuar
LAJME

KH Trepça sot kërkon fitoren që të largohet nga Bosnjë-Hercegovina si skuadër e kualifikuar

22/10/2023
Ky është LINKU ku mund të ndiqni LIVE ndeshjen KB TREPÇA v Parnu Sadam
SPORT

Ky është LINKU ku mund të ndiqni LIVE ndeshjen KB TREPÇA v Parnu Sadam

05/10/2023
Next Post
Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde, ka bastisur edhe pronën në Mitrovicë

Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde, ka bastisur edhe pronën në Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

12/07/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në një banesë në Mitrovicën e Jugut

12/07/2026
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit të zhdukur nga fshati Vuçë i Leposaviqit

E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë, 20-vjeçari përfundon në ndalim

12/07/2026
E diela sjell përkeqësim të motit, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

E diela sjell përkeqësim të motit, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

11/07/2026
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

10/07/2026
Policia gjen armë dhe qindra fishekë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Policia gjen armë dhe qindra fishekë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

09/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com