Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të komunës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky është sulm terrorist që ka për synim të ngjallë frikë, shkruan lajmi.net.
“Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla”, ka shkruar Atiq.
Postimi i plotë:
Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.
Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.
Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.





























