Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Dilema e tregtarëve në veri: T’i paguajnë taksat a t’i mbyllin bizneset

24/01/2024
in LAJME
Dilema e tregtarëve në veri: T’i paguajnë taksat a t’i mbyllin bizneset
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jovica nga Leposaviqi është vetëm njëri nga tregtarët që po i mbyllin dyqanet e tyre në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Arsyeja lidhet kryesisht me biznesin ilegal, i cili prej vitesh u tolerua në këtë zonë.

Tani më duhet ta regjistroj dyqanin, më duhet t’i paguaj taksat. Unë besoj se kjo duhet, por blerja e plastikës nuk është prioritet për njerëzit në këtë vend. Do të më duhet ta mbyll. E shihni edhe vetë se po hedh gjëra nga dyqani”, thotë Jovica për Radion Evropa e Lirë.

Ai filloi të shesë produkte plastike rreth shtatë vjet më parë dhe pranon se, gjatë gjithë kohës, ka punuar “në të zezë” – as nuk e ka regjistruar dyqanin, as nuk ka paguar taksa apo kontribute.

Ai thotë se vendosi të merrej me këtë mini-biznes, sepse as ai dhe as bashkëshortja e tij nuk mund të gjenin punë, dhe shton se viteve të fundit kanë jetuar nga ky dyqan.

“Është normale të paguash taksa”

Jovica thotë se, në të ardhmen, do të përpiqet ta regjistrojë biznesin dhe të shohë nëse do të jetë fitimprurës, pas pagesës së taksave dhe detyrimeve të tjera.
Sipas tij, tregtarët në veri kanë filluar t’i regjistrojnë bizneset, sepse e kanë kuptuar se nuk do të mund të punojnë më ilegalisht.

“Është normale të paguash taksa”, thotë ai.

Në Leposaviq janë mbyllur disa dyqane me mallra të ndryshme, por pronarët e tyre nuk pranuan të flisnin publikisht.

REL-i ka informacione se disa prej tyre do të rihapen kur të regjistrohen si biznese, ndërsa të tjerë kanë vendosur të ndalojnë së bëri biznes përgjithmonë.

Bizneset e paligjshme nuk do të tolerohen më

Për të bërë biznes legal në Kosovë, kompania duhet të regjistrohet përmes Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Muajve të fundit, policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka kryer disa bastisje të depove apo dyqaneve në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – pasi ka marrë informacione se ato funksionojnë ilegalisht.

Një nga aksionet e fundit është kryer më 22 janar në Zveçan, ku është bastisur një depo.
Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, u rekomandon tregtarëve që t’i regjistrojnë bizneset e tyre.

“Të mos kemi së paku probleme me regjistrimin e bizneseve, me taksat”, thotë Elshani.

Nëse vërtetohen dyshimet për biznes të paligjshëm, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, e konfiskon gjithë mallin, shpjegon Elshani.

Ai nuk mund të specifikojë se sa biznese janë mbyllur për shkak të veprimtarisë së paligjshme dhe thotë se vendimin për këtë e marrin Dogana dhe Administrata Tatimore.Këto dy institucione nuk iu përgjigjën interesimit të REL-it për komente.

Bazuar në një hulumtim të Institutit Kosovar për Studime të Avancuara – GAP, në Kosovë ishin rreth 97 mijë biznese aktive në mars të vitit 2023. Prej tyre, 5.253 ishin në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, nga të cilat 30% në pronësi të komunitetit serb.

Biznesmeni nga Mitrovica e Veriut, Dushan Gashiq, thotë se shumica e bizneseve në veri janë të regjistruara sipas sistemit të Kosovës, ndërsa bastisjet bëhen për mallrat me origjinë nga Serbia.

 

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Policia bastis dy shtëpi në veri, konfiskohen rreth 60 makina për prodhimin e kriptovalutave

Policia bastis dy shtëpi në veri, konfiskohen rreth 60 makina për prodhimin e kriptovalutave

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com