Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

I premtuar të rinovohej në vitin 2021, stadiumi i Mitrovicës është kthyer në një gërmadhë

29/01/2023
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2019 u premtua që stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë do të rikonstruktohej me standardet e UEFA-s.

Sot edhe pse ky afat është shkelur prej më shumë se një vit, punimet për këtë stadium ende nuk kanë nisur, madje ky objekt është shndërruar në një gërmadhë dhe një vend ku grumbullohen mbeturinat.

Në vitin 2019, kryetari i atëhershëm i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një takimi me drejtorin e Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, prezantuan projektin për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në qytetin verior të Kosovës. Vlera e investimit në të cilin do të ishte 12 milionë euro.

Madje në atë kohë, drejtori i departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte publikuar një shkrim në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se MKRS kishte prezantuar projektin e rikonstrokturimin e UEFA-s, i cili pritej që si projekt të përfundonte në vitin 2021.

“Sot në selinë e UEFA prezentuam projektin e Stadiumit Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me delegacionin nga Kosova, që stadiumi të ngrihet nga kategoria II në kategorin IV në pajtushmeri me rregulloret e UEFA-së , ku zyratret e UEFA-së u pajtuan me projektin ideor (concept design) që te vazhdohet me procedura sipas kontratës me kontraktorët me qellim që stadiumi të ndërtohet sipas planit dinamik të planifikuar të përfundojë në vitin 2021”, ishte shkruar në njoftimin e tij.

Postimi i bërë nga drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj, në vitin 2019 ku theksohej se rinovimi i stadiumit olimpik do të përfundonte në vitin 2021
Referuar në këtë shkrim, mediat aso kohe kishin raportuar për rikonstrokturimin e stadiumit në fjalë, duke cekur edhe pritshmëritë që projekti të përfundohej në afatin e prezantuar nga vet drejtori i sportit në MKRS.

Stadiumi “Adem Jashari” sot

Por edhe pas ka kaluar mbi një vit, nga periudha kur pritej të përfundonte, stadiumi Olimpik i Kosovës “Adem Jashari” jo vetëm që nuk është rinovuar, por as nuk kanë filluar punimet. Fatkeqësisht ky stadium i cili ishte funksional në vitin 2017, nuk është mirëmbajtur, duke u kthyer në një gërmadhë të madhe. Kushtet e këqija atmosferike së fundmi e kthyen stadiumin në fjalë, në një kënetë të madhe të mbushur me ujë e mbeturina.

Në lidhje arsyet e vonesave dhe afatin e ri kur pritet të kryhen punimet, ne pyetën Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët ende nuk na kanë kthyer një përgjigje.

Kërkesa e drejtuar ndaj MKRS-së për informata lidhur me Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë

Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht kryetari i federatës, z. Agim Ademi, i cili në një përgjigje të shpejtë, ka thënë se: “FFK-ja nuk ka gisht fare në projektin në fjalë, realizimi i të cilit është i tëri nën përgjegjësinë dhe ombrellën e ministrisë.”

Lidhur me çështjen në fjalë, Ministri i MKRS-së, z. Hajrulla Çeku gjatë një interviste për emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, u shpreh se pamjet e aktuale të stadiumit janë një tmerr i vërtetë, por për këtë ai ka fajësuar pararendësit e tij për nisjen e një pune, pa planifikimin e duhur.

“Pamjet aktuale të stadiumit janë një fatkeqësi e madhe për vendin tonë. Insistimi im është që një herë t’i rregullojmë këto që i kemi. Këtu nuk dua të shfajësoj veten dhe të fajësoj qeveritë e kaluara, por pa u siguruar që qytetet tona të mëdha e kanë nga një stadium funksional, [qeverisjet e kaluara] kanë kaluar në një stadium nacional. Mitrovica është nisë, është ndalur në gjysmë sepse kanë dalë probleme të paimagjinueshme, leja e ndërtimit nuk është marrë – dhe tani është dashur të ndalet, të niset procedurat e lejes së ndërtimit në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe paralelisht rrugës na ka dalë edhe një çështje pronësore me ndërmarrjen ‘Trepça’, sepse një pjesë e stadiumit i takon asaj ndërmarrje, e cila duhet të trajtohet të paktën ligjërisht në mënyrë që të vazhdohen punime atje”, ka thënë Çeku.

“Fondi është, buxheti është, por fatkeqësisht nuk mund të vazhdojmë. Këto punë që janë nisur, janë nisur pa i respektuar procedurat, pa planifikim adekuat, pa kompani serioze, pa mbikëqyrje të duhur e të tjera”, – ka shtuar tutje ministri i MKRS-së, i cili ka lënë të kuptohet se ngecja e rinovimit të stadiumit është mungesë menaxhimi dhe jo mungesë buxhetimi.

17, stadiumi “Adem Jashari” ka një rëndësi të veçantë pas ka qenë i pari stadium në Kosovës që është pranuar nga UEFA. Me një kapacitet deri në 35 mijë njerëz veta dhe rreth 16,300 ulëse, ai është i vetmi stadium i qytetit në veri të Kosovës. Historia e stadiumit ka një rëndësi të madhe për sportin vendor, pasi në vitin 1979, stadiumi në fjalë ka qenë pritës i një ndeshjeje kualifikuese të UEFA Euro 1980 të Jugosllavisë kundër Rumanisë.

Aktualisht vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë i plotëson kriteret për ndeshje të përfaqësueses dhe menaxhohet nga FFK-ja. “Fadil Vokrri” do të vazhdojë të jetë shumë i ngarkuar edhe gjatë vitit 2023.

Edhe pse afati i përfundimit të premtimeve për këtë stadium ishte fundi i vitit 2021, sot edhe pas verifikimit të bërë në terren ky objekt gjendet në gjendje të mjerueshme, ndaj premtimin do ta kategorizojmë të pambajtur.

*Ky shkrim u publikua si pjesë e nismës “Unë bëj Fact-Checking”, që ka si qëllim të trajnojë dhe mentorojë gazetarë në Kosovë, nën projektin e UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqisë – Faza II”, mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Related Posts

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Next Post
Eurodeputeti Mandl: Plani franko-gjerman do të ketë kuptim vetëm nëse përfundon me njohje

Eurodeputeti Mandl: Plani franko-gjerman do të ketë kuptim vetëm nëse përfundon me njohje

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com