Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e quajti “qyqar” reagimin e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar që pretenduan se vizita e tij dhe e Kurtit në komunat veriore kishte si qëllim të nxiste tensione.
Ai tha se Lista Serbe është duke humbur edhe mbështetjen e qytetarëve serbë në veri.
“Reagimi i Listës Serbe është reagim qyqar, ashtu sikurse edhe ata janë bërë si subjekt politik në mesin e së cilës gjenden edhe terroristë sikur Milan Radoiçiq dhe nuk janë shumë serioze, as të rëndësishme që të diskutohen për shkak se çdo ditë e më shumë po e humbin edhe fuqinë politike, edhe ndikimin përmes shantazheve te qytetarët serbë në veri të vendit.”
“Besoj që Banjska ka qenë një kthesë për shumë procese në zhvillimin edhe të demokracisë, edhe të shtrirjes së sovranitetit në secilin sektorë në veri të vendit.”





























