Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kurti kujton masakrën në Tregun e Mitrovicës: Forcat serbe vranë 7 civilë, më i vjetri 65 vjeç e më e reja 5 vjeç

13/03/2024
in LAJME
Kurti kujton masakrën në Tregun e Mitrovicës: Forcat serbe vranë 7 civilë, më i vjetri 65 vjeç e më e reja 5 vjeç
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Kurti ka kujtuar masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë që ka ndodhur 25 vjet më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ndau edhe disa fjalë të një të mbijetuari të kësaj masakre, Azem Beqirit.

“Kjo është plagë e kësaj lirie!”, na tha Azem Beqiri, i mbijetuar i Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë. Azemi humbi bërrylin dhe sot e asaj dite i vuan pasojat nga sulmi me granatë që përgjaku Tregun e gjelbër në Mitrovicë. “Dihet që Serbia dhe serbët e kanë bërë këtë. Dihet edhe kush ka dhënë urdhër”, tha Azemi, duke i bërë thirrje publike prokurorisë, që atë, bashkë me të mbijetuar të tjerë t’i marrin si dëshmitarë.”

Ai ka thënë se më 13 mars të vitit 1999 forcat serbe kishin vrarë 7 civilë dhe plagosur 128 të tjerë.

“Më 13 mars 1999, me hedhje granatash nga forcat serbe u vranë shtatë civilë, më i vjetri 65 vjeҫ e më e reja vetëm 5 vjeҫare. U plagosën rëndë 128 të tjerë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të rinj. Shumë prej tyre mbetën invalidë të përjetshëm.”

“Në këtë ditë të kujtimit, s’ka si të mos na vie në mendje masakra në tregun Markale në Sarajevë, që ishte një nga krimet më të rënda gjatë rrethimit të qytetit në vitet 1992-1995. Këto masakra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë.”

Ai ka thënë se sulmi besohet të ketë ardhur nga një objekt ushtarak ku sot është kampi i Policisë së Kosovës dhe bart emrin e Enver Zymerit.

Postimi i plotë:

25 vjet nga Masakra në Tregun e gjelbër në Mitrovicë

“Kjo është plagë e kësaj lirie!”, na tha Azem Beqiri, i mbijetuar i Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë.
Azemi humbi bërrylin dhe sot e asaj dite i vuan pasojat nga sulmi me granatë që përgjaku Tregun e gjelbër në Mitrovicë.

“Dihet që Serbia dhe serbët e kanë bërë këtë. Dihet edhe kush ka dhënë urdhër”, tha Azemi, duke i bërë thirrje publike prokurorisë, që atë, bashkë me të mbijetuar të tjerë t’i marrin si dëshmitarë.
Më 13 mars 1999, me hedhje granatash nga forcat serbe u vranë shtatë civilë, më i vjetri 65 vjeҫ e më e reja vetëm 5 vjeҫare. U plagosën rëndë 128 të tjerë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të rinj. Shumë prej tyre mbetën invalidë të përjetshëm.

Në këtë ditë të kujtimit, s’ka si të mos na vie në mendje masakra në tregun Markale në Sarajevë, që ishte një nga krimet më të rënda gjatë rrethimit të qytetit në vitet 1992-1995. Këto masakra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë.

Sulmi me granata supozohet të ketë ardhur nga një objekt ushtarak, ku ishin të vendosura forcat serbe gjatë luftës 1998-99.

Aty sot qëndron Kampi i Policisë së Republikës së Kosovës, që bartë emrin e heroit Enver Zymeri, e që garanton sigurinë, si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim.

Në përvjetorin e 25-të, ishim në Mitrovicë për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë nga forcat e Serbisë. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, si dhe deputetë të Kuvendit, vendosëm lule të freskëta para pllakës përkujtimore të kësaj masakre.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të vrarët: Abaz Mecinaj (1944), Ahmet Strana (1941), Elizabeta Hasani (1994), Ragip Bajrami (1946), Rrahim Peci (1934), Sevdije Selani (1949) dhe Valdete Strana (1977).

Teksa nderojmë kujtimin e tyre, theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
I jepet lamtumira e fundit ish-boksierit Besar Nimani që u vra në Gjermani

I jepet lamtumira e fundit ish-boksierit Besar Nimani që u vra në Gjermani

LAJMET E FUNDIT

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com