Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Pas përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, a mund të lirohen nga paraburgimi krerët e UÇK-së?

05/04/2025
in LAJME
Pas përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, a mund të lirohen nga paraburgimi krerët e UÇK-së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prej nëntorit të vitit 2020, janë në paraburgim. E arsyen për ta vazhduar këtë masë, Gjykata Speciale e kishte të njëjtë.

Kryesisht ishte ajo e rrezikut që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, të ndikojnë në dëshmitarë apo prova.

Por, për pak ditë, kjo arsye nuk do të qëndrojë.

Të paktën kështu shpresojnë ekipet mbrojtëse, juristët dhe njohësit e procesve juridike.

Sipas tyre, me përfundimin e rastit të Prokurorisë së Hagës, përfundojnë edhe arsyet për vazhdimin e paraburgimit.

Kjo pasi krerët e UÇK-së në asnjë rrethanë më nuk mund të ndikojnë as në prova dhe as në dëshmitarë.

Në deklaratat e tyre publike, avokatët e Hashim Thaçit e Rexhep Selimit, kanë theksuar se gati 5 vjet në paraburgim, është kohë e gjatë.

Sipas tyre, pas përfundimit të rastit të Prokurorisë, ata do ta shqyrtojnë kërkesën për lirim nga paraburgimi, dhe caktimin e një mase më të butë.

Gazetari i Nacionales, Besian Beha, ka qëndruar në Hagë gjatë gjithë javës, dhe ka mësuar se pavarësisht ndryshimit të rrethanave, dhe shpresës që ekziston për lirim nga paraburgimi, ky pritet të jetë një vendim i Gjykatës. Kjo e fundit, ka treguar se funksionon ndryshe nga Tribunali i Hagës apo gjykatat e tjera.

Si rezultat, mbete të shihet se cili mund të jetë vendimi, që mbase mund të jetë indikativ edhe për veprimet pasuese në Hagë.

Paraburgimi në aspektin juridik llogaritet si masë e fundit. Por, për krerët e UÇK-së kjo ka qenë masë e parë dhe e vetme.

Mirëpo, me dorëzimin e provave dhe përfundimin e dëshmitarëe, vazhdimi i paraburgimit po cilësohet si shkelje e të drejtave të të akuzuarve.

Vullnet Bugaqku, hulumtues në KDI, ka shkruar në rrjete sociale se nuk ka arsye për vazhdimin e kësaj mase.

“Kjo ngase, me përfundimin e dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, nuk ka më ndonjë rrezik real apo mundësi për ndërhyrje në procesin gjyqësor, sidomos në frikësimin e dëshmitarëve të Prokurorisë. Përndryshe, heqja eventuale e masës së paraburgimit dhe zëvendësimi i saj me një masë më të butë, do të ndihmonte në garantimin e drejtësisë dhe shmangien e ndalimit të paarsyeshëm të personave të akuzuar në këtë rast. Po ashtu, një veprim i tillë, do të ndikonte në përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit të publikut në punën e kësaj gjykatë në tërësi”, shkruante ai.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com