Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Për 3 vjet, punëtorëve të Trepçës nuk iu pagua asnjë cent në Trust

15/06/2022
in LAJME
Për 3 vjet, punëtorëve të Trepçës nuk iu pagua asnjë cent në Trust
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë më shumë se 600 punëtorë. E gjithë hierarkia e klasës punëtore në ndërmarrjen publike Trepça, tash e tri vjet ka punuar pa kursime pensionale. Kjo pasi ndërmarrja, nuk ua ka paguar Trustin punëtorëve. Borxhi total që ka kjo ndërmarrje ndaj punëtorëve për pagesat e Trustit, kap vlerën e 8 milionë eurove.

Heqja e autonomisë për Kosovën në vitin 1989, ishte kundërshtuar ashpër. Ata që këtë kundërshtim e fuqizuan edhe më tepër ishin minatorët e Trepçës. Duke u ngujuar në horizontet e minierës, më shumë se 1 mijë e 300 vetë, kishin arritur të shënonin një nga rezistencat më të mëdha popullore, demokratike e paqësore, ndaj regjimit të Millosheviqit dhe tendencave për ta pushtuar Kosovën.

33 vjet më pas, minatorët e Trepçës kanë një tjetër betejë. Jo atë të lirisë e pavarësisë, por diçka që u takon me ligj të republikës. Pagesën e kursimeve pensionale në Trust. Nacionale ka mësuar se që nga shtatori i vitit 2019, punëtorëve që hyjnë në kuadër të ndërmarrjes Trepça, nuk u është paguar Trusti. Pra, janë më shumë se 30 muaj që punëtorëve të Trepçës, nuk iu kryhen pagesat në Fondin për Kursime Pensionale.

Në disa të dhëna elektronike që gazetës ia kanë përcjellë punëtorët, shihet qartë që në gjithë vitin 2021 atyre nuk u është paguar asnjë cent në Trust. Një gjë të tillë, e kanë konfirmuar zyrtarisht nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës.

Gani Osmani që është kryetar i Sindikatës ka treguar detaje rreth këtij skandali.

“Krejt punëtorëve të minierës Trepça, dikund rreth 630-640 punëtorë, nuk po e di numrin e saktë, pasi disa dalin në pension, nuk është duke iu paguar Trusti. Kam shku dhe kam këqyrë vetë. Prej vitit 2019, tre muajt e fundit të vitit 2019, është viti 2020 komplet, viti 2021 gjithashtu komplet. Plus këta katër muaj këtë vit, 31 muaj deri më tash që nuk u paguhet Trusti punëtorëve”, tregon kryesindikalisti Gani Osmani.

Sipas Osmanit, arsyetimi i udhëheqësve të ndërmarrjes është mungesa e fondeve. Për pasojë, ai tregon shqetësimet e punëtorëve se në kohën kur ishte lejuar tërheqja e mjeteve nga Trusti në kohën e pandemisë, ata kishin qenë të dëmtuar. Ngjashëm, siç kanë drojë se njëjtë mund të ndodhë nëse një tërheqje tjetër lejohet tash.

“I kemi bo pyetje menaxherëve se janë ndërru prej atëhershit disa udhëheqës, kanë thanë që nuk kem mjete, këndej-andej. Nuk ka mjete po thonë. Mirëpo kjo nuk është as arsyetim, sepse Trusti duhet me u pagu gjithqysh. Që na e lëshuan atëherë Trustin, jemi kanë të dëmtuar. Kesh qitash, dikund 3 mijë e 300 euro i kisha borxhe të papaguara. Me i marrë veç 10% qitash të trustit, 330 euro më pak i marrim nëse aprovohet kjo në Kuvend. Edhe këta që po dalin në pension janë të dëmtuar, sepse 30% të parave munden me i marrë menjëherë, dhe po dëmtohen”, ka treguar Osmani.

Ai këto shqetësime do t’i paraqesë gjatë këtij muaji në një takim që ka me kryeministrin Kurti dhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Atyre, sigurisht Osmani do t’u tregojë se borxhet që i ka Trepça në total ndaj punëtorëve për Trustin, kapin vlerën e 8 milionë eurove.

“Është shkelje, duhet me u pagu këto. Jo i paguajmë masanej na kanë thanë, këndej-andej. Qsh i kam këqyr, dikund përmbi 8 milionë janë borxhe të Trustit. Kjo nuk di ku ndodh kështu”, ka treguar Gani Osmani.

Ministria nuk është e vetmja që ka zgjedhur heshtjen përballë këtij skandali. Enis Abdurrahmani, kryeshef i ndërmarrjes Trepça, nuk e ka hapur telefonin për tri ditë me radhë për të komentuar për këtë çështje. Ai nuk është përgjigjur as në pyetjet e shkruara që gazeta ia ka përcjellë.

Related Posts

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Next Post
S’ka më bileta kthyese me 15 euro për Shëngjin e Velipojë, kaq do të rriten çmimet

S’ka më bileta kthyese me 15 euro për Shëngjin e Velipojë, kaq do të rriten çmimet

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com