Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Pjesëtarë e Njësisë Speciale vendosen në thellësi të veriut, afër urës së Bistricës – Sot mbahet protestë në Rudarë

22/12/2022
in LAJME
Pjesëtarë e Njësisë Speciale vendosen në thellësi të veriut, afër urës së Bistricës – Sot mbahet protestë në Rudarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Barrikadat serbe në të paktën nëntë lokacione në veri kanë hyrë në ditën e 13-të. Edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura nga Policia e Kosovës.

Rritja e retorikës mes zyrtarëve ishte arsyeja e protestës së sotme “më të madhe ndonjëherë”, siç njoftoi Lista Serbe. Në pritje të protestës, afër Banjskës, gjegjësisht urës së Bistricës janë vendosur njësi të reja të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, shkruan Kossev,

Kur është fjala për situatën në pjesën veriore të Mitrovicës, nata ka kaluar e qetë, përveç disa shpërthimeve të fuqishme. Objektet e hotelerisë vazhdojnë të punojnë me kohë të pjesshme, ashtu si nxënësit e shkollave fillore, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme i ndjekin mësimet online.

Një numër i madh i patrullave policore janë vendosur në zonat multietnike dhe KFOR-i gjithashtu patrullon qytetin.

Dita e djeshme u shënua me vendosjen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale në thellësi të veriut – afër urës së Bistricës pranë Banjskës.

Aty dje janë vendosur postblloqe policore, thonë nga PK, me qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale, kontrabandës, por edhe garantimin e lirisë së lëvizjes,

 

 

 

 

E pikërisht për të garantuar lirinë e lëvizjes, këtë javë janë mbajtur edhe stërvitje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

Ata thonë se ushtrimet duhet të testojnë aftësitë e tyre, pasi ato mund të “zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen”, megjithëse shtojnë se ka aktorë në terren të angazhuar për përparim.

Gjatë asaj kohe, përkundër temperaturave të ulëta, serbët qëndrojnë me ditë e netë nëpër barrikada në numër të madh.

Sot siç pritej do të ketë edhe më shumë, pasi pikërisht në mesditë Lista Serbe ka caktuar protestë në njërën nga barrikadat, në Rudar.

Protesta siç thonë serbët është organizuar si reagim ndaj deklaratës së pretenduar të kryeministrit të Kosovës se “Prishtina është e shqetësuar se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat”, të cilën e kanë kuptuar si “njoftim dhe kërcënim serioz”.

Po ashtu, këtë reagim të Listës Serbe e ka shkaktuar edhe deklarata e ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili ka bërë thirrje që barrikadat të hiqen sa më shpejt, sepse po vijnë Krishtlindjet.

Zyrtarët ndërkombëtarë dhe Qeveria e Kosovës kërkuan që të hiqen barrikadat dhe të pastrohen rrugët.

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
LAJME

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Next Post
Strukturat e Serbisë obligojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës për pjesëmarrje në protestën në Rudare

Strukturat e Serbisë obligojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës për pjesëmarrje në protestën në Rudare

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com