Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Punëtorëve të UNITET-it nuk ju pagua Trusti gati për një dekadë, 200 mijë euro borxhe ndaj tyre

19/06/2022
in LAJME
Punëtorëve të UNITET-it nuk ju pagua Trusti gati për një dekadë, 200 mijë euro borxhe ndaj tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë në mesin e punëtorëve më të vlerësuar në Mitrovicë, Vushtrri e Skënderaj. Mbi 100 persona që punojnë në Kompaninë e Pastrimit “Uniteti”, përkujdesen që pastërtia të dominojë në këto tri qytete. Megjithatë, punëtorët e pastrimit në kompaninë “Uniteti” ndër vite janë ballafaquar me borxhe nga kompania, sidomos në pagesën e Trustit.

Në kushte anonimiteti nga punëtorët, mësohet se që nga viti 2012 deri më tash, punëtorët janë ballafaqur me problem në pagesën e kursimeve pensionale, apo siç njihet, Trustit.

“Arsyeja e mospagesës është sipas tyre buxheti. Punëtorët e pastrimit kanë paga jodinjitoze, nuk u paguhet as trusti, ndonëse bëjnë punë të çmueshme për qytetet e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderajt. Të njëjtit kanë pasur vazhdimisht ankesa edhe për vonesa të pagave”, ka thënë një burim brenda kompanisë.

Gjendja e vështirë financiare e kompanisë – mungesa e buxhetit, ka bërë që për gati 10 vjet, më shumë se 100 punëtorë të mbesin pa pagesën e Trustit. Në bazë të një përllogaritjeje, borxhi shkon në mbi 250 mijë euro, raporton Nacionale.

Situata është përmirësuar pas vitit 2019, ku një pjesë e muajve janë paguar, përderisa borxhet e viteve të kaluara ende mbesin të papaguara nga kompania.

Se kanë pasur probleme me pagesën e Trustit, e kanë konfirmuar edhe nga kompania “Uniteti”. Megjithatë, këta të fundit thonë se gjendja është përmirësuar.

“Trusti pensional është paguar herë pas here edhe në të kaluarën, pra gjatë periudhës 2002 deri 2019, ndërsa nga dhjetori i vitit 2019 e deri tani menaxhmenti aktual ka arritur ta paguajë komplet trustin pensional për këtë periudhë (dhjetor 2019 – maj 2022)”,thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Nga kompania, janë zotuar se borxhet do të paguhen posa gjendja financiare në kompani të përmirësohet.

“Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës të mjeteve financiare, sepse kompania që prej themelimit është përballur me sfida të rënda financiare. Edhe ndërmarrje tjera publike përballen me një sfidë të tillë, siç është edhe “Trepça”, e cila për disa vite të fundit nuk po arrin të paguajë trustin pensional të punëtorëve. Këto borxhe kompensohen gjatë viteve në vijim, varësisht nga gjendja financiare e kompanisë. Përfundimisht ato kompensohen me rastin e pensionimit të punëtorëve”, thonë nga kompania.

Për situatën e pagesave të Trustit për punëtorët e kompanisë “Uniteti”, po del se nuk janë në dijeni komunat ku këta punëtorë i kryejnë obligimet.

Granit Tmava, drejtor për Shërbime Publike në Mitrovicë, ka thënë se si komunë, ata i kryejnë të gjitha obligimet ndaj kompanisë.

“Nuk jam në dijeni, ne i kemi kryer obligimet, por që tash e 10 vjet nuk paguhet Trusti nuk po e disha. Komuna e Mitrovicës i ka paguar të gjitha detyrimet, vazhdon me i pagu në kohë”, ka thënë Tmava.

Për këtë problem, nuk kanë dijeni as në komunën e Vushtrrisë. Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Benjamin Shala, thotë se komuna i kryen pagesat sipas marrëveshjes.

“Si problem po e dëgjoj prej teje. Nuk janë punëtorë të komunës. Telashja është që kena marrëveshje për grumbullim të mbeturinave, pra ne pagujna faturë mujore. Ne vetëm në këtë formë bashkëpunojna”, deklaroi Shala.

Njëjtë u shpreh edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Skënderaj, Alban Shala.

“UNITETI e ka bordin, bordi zgjidhet prej aksionarëve, aksionarët janë pjesë e Kuvendit, kështu që për çdo informacion duhet me iu drejtu bordit. Nuk mundem edhe me iu dhanë informacione. Unë nuk jam në dijeni”, deklaroi Shala.

Kompania i deklaron borxhet, por nuk ka buxhet t’i paguajë.

Ndërmarrja “Uniteti” për secilin muaj i deklaron në Administratën Tatimore të Kosovës borxhet ndaj punëtorëve. Madje, ka një marrëveshje për pagesën e obligimeve nëpërmjet kësteve.

Kështu kanë bërë të ditur nga ATK-ja.

“Ndërmarrja Publike e pastrimit, Uniteti, çdo vit deklaron obligimet tatimore ndaj punonjësve të saj, por në mungesë të mjeteve financiare nuk arrin që t’u mbajë tatimin në burim dhe kontributet pensionale. Po ashtu, kjo ndërmarrje për një pjesë të obligimeve që ka ndaj ATK-së, ka hyrë në marrëveshje për pagesë me këste të borxhit. Andaj, çdo tatim i vetëdeklaruar nuk konsiderohet shmangie, pasi që punëdhënësi e deklaron obligimin”, thuhet në përgjigjen e ATK-së për Nacionalen.

Related Posts

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Next Post
Vetaksident me kamion, vdes 45-vjeçari kosovar

Vetaksident me kamion, vdes 45-vjeçari kosovar

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com