Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Shqiptarët në veri të Mitrovicës në gjendje të rëndë pas vërshimeve, presin ndihmën e shtetit

12/02/2023
in 02, LAJME
Shqiptarët në veri të Mitrovicës në gjendje të rëndë pas vërshimeve, presin ndihmën e shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjendja e banorëve shqiptarë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e rëndë, edhe 20 ditë pas vërshimeve në këtë qytet.

Kjo lagje është zona më e prekur nga vërshimet në të dyja komunat e këtij qyteti me rreth 100 shtëpi e biznese të dëmtuara, 65 prej të cilave tërësisht, ndërsa sipas kompetentëve, dëmi konsiderohet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Shumica e banorëve këtu thonë se kanë humbur gjithçka që kanë krijuar ndër vite me shumë mund, derisa presin ndihmën e shtetit në këto momente të vështira për ta.

Halil Hakaj, banor i “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga vërshimet dhe tashmë është e pabanueshme thotë për KosovaPress se të gjitha orenditë, pajisjet teknike dhe gjithçka tjetër është detyruar t’i hedhë.

Sipas tij, uji që ka depërtuar brenda shtëpisë së tij ka arritur lartësinë gati dy metra dhe ka shkatërruar gjithçka.

Hakaj, që vuan nga një sëmundje e boshtit kurrizor, thotë se ka humbur të gjitha që i ka krijuar vetë dhe tani pret ndihmë nga shteti, në të kundërtën familja e tij tre anëtarëshe nuk ka mundësi të bëjë asgjë.

“Në katin e parë krejt çka kam pasur është dëmtuar, do të thotë kam mbetur në rrugë, as nuk di kah, as s’kam ku te shkoj dhe as çfarë të bëj… Nuk e di ta përshkruaj, dëmet janë sikur kur të digjen krejt, më nuk janë të përdorshme dhe duhet t’i gjuaj të gjitha, frigorifer, shporet, divane dhe të tjerat mos ti përmend… Jemi tre anëtarë të familjes ndërsa (po qëndrojmë) ku po mundemi , kushdo që po na pranon sepse s’po dimë nga të shkojmë… Përveç ushqimit (që kemi marrë), mirëpo edhe ushqimin ku me hëngër sepse s’ke vend ku të ulesh, ttë rish, konzervat, peshqit dhe ndihmat që po i ndajnë, ose deterxhent që marrim, kot sepse s’ke rrobalarëse, kjo është katastrofë… Krejt çka kam pasur më ka shkuar, dhe tërë jetën që jam munduar, në zero kam ardhur. Jam edhe i sëmurë nga kurrizi dhe as nuk mundem të punoj… Ne presim ndihmën e qeverisë, aty pak po mbajmë shpresë, ndryshe nuk di çka te bëj”, thotë Hakaj.

Edhe Avni Peci, një tjetër banor nga kjo lagje, bën të ditur se ka humbur çdo gjë që ka pasur dhe kjo që i ka ndodhur e ka goditur jashtëzakonisht edhe emocionalisht.

“Jemi sistemuar në banesën e motrës prej 56 metra katrorësh 11 anëtarë… Ne jemi nën presion psikik, fizik, ekonomik etj, edhe në komunikim me njerëz të rëndomtë pak jemi agresivë… Ne kemi humbur çdo gjë që kemi pasur… Na kanë sjellë batanije, jorgana, jastëk, veshmbathje, gjëra ushqimore, higjienike etj, mirëpo gjërat të cilat na i kanë ofruar ne nuk mundemi t’i perdorim sepse nuk jemi në shtëpitë tona, p.sh. të gatuash një gjellë nëse nuk i ke gjërat elementare, qysh ta gatuash atë gjellë… Ne e dimë se ekzekutiv nuk kemi (Komuna e Mitrovicës Veriore v.j.), andaj e lusim qeverinë me na marrë parasysh”, thekson Peci.

Ndërkaq, Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, njëherësh shef i Shtabit emergjent në veri, e quan shumë të rëndë gjendjen e banorëve të veriut të prekur nga vërshimet.

Ai apelon te Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që t’u ndihmohet banorëve të këtushëm sa më shpejtë.

“Gjendja është shumë e rëndë për banorët të cilët janë prekur nga vërshimet… Andaj apelojmë që sa më shpejtë qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për t’i ndihmuar popullatës sepse është shumë e nevojshme… 65 shtëpi janë të dëmtuara shumë (tërësisht), rreth 12 shtëpi më pak (pjesërisht), pastaj kemi edhe vetëm bodrume të vërshuara, por janë edhe bizneset të cilat në bazë të kërkesave i kemi në Qendrën emergjente… 93 raste janë gjithsej”, thotë Uglanin.

Në anën tjetër, Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës Jugore, shprehet se përkundër gjendjes së vështirë nga vërshimet të banorëve shqiptarë në veri, Komuna e Mitrovicës Jugore për shkak të procedurave nuk ka pasur mundësi t’i ndihmojë këta banorë në mënyrë institucionale.

Mirëpo, shton ai, një pjesë të njerëzve të vullnetit të mire, të cilët kanë shprehur interesim ta ndihmojnë komunën e Mitrovicës së Jugut, i kanë adresuar te familjet e prekura në veri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë me prioritet, sidomos për shqiptarët në veri, sepse ka kompetenca direkte për mbështetje.

“Vazhdojmë të jemi në komunikim me banorët e atjeshëm, e dimë se janë duke u ballafaquar me vështirësi shumë të mëdha… Ne në mënyrë institucionale, me mjete të buxhetit të Komunës nuk kemi pasur mundësi t’i mbështesim për shkak të procedurave, mirëpo njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kanë shprehur gatishmëri ta mbështesin Komunën e Mitrovicës së Jugut, një pjesë të tyre i kemi adresuar tek familjet në ‘Lagjen e boshnjakëve’… Gjendja (në Lagjen e boshnjakëve) vazhdon të jetë e vështirë, dhe vazhdojmë së bashku me ta të ngrisim zërin edhe tek niveli qendror për shkak se konsideroj që duhet me prioritet mbështetja nga niveli qendror sepse kanë kompetenca të krijojnë mbështetje direkte, sidomos për banorët shqiptarë të cilët jetojnë në pjesën veriore, përkatësisht në ‘Lagjen e boshnjakëve’, për shkak se në bazë të vlerësimeve dhe asaj që kam parë personalisht vetë në terren, flasim për dëme shumë të mëdha në ekonomi familjare, por edhe në ato pak biznese shqiptare që janë atje”, potencon Tahiri.

Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva konsiderohen komunat më të prekura nga reshjet e fund janarit. Ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se po presin raportet nga Komunat para se të ndërmarrin veprime për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.

 

Related Posts

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
LAJME

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit
LAJME

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Next Post

Policia e Kosovës zbarkon në Veri, aksion kundër drogës

LAJMET E FUNDIT

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë

Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë

05/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com