Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Shtëpia e Xhafer Devës, dikur multifunksionale e sot afër shembjës

09/10/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Fotografi e vjetër
Fotografi e Vjetër

Historia

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës. Gjendet mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Ajo u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për familjet e pastrehë. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyq në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia ka destinim banimi dhe është me etazhitet B+P+2. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore–historike dhe arkitektonike për tërë rajonin.

Për nga stili i ndërtimit, kjo shtëpi i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente të shumta dekoruese në eksterier. Si e tillë kjo është një ndër shtëpitë e para të këtij stili në Mitrovicë dhe Kosovë në përgjithësi. Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie, paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental, në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne europiane. Sistemi i ndërtimit është masiv. Material kryesor i ndërtimit janë gurët dhe tullat e argjilës së pjekur të lidhura me llaç gëlqeror. Konstruksioni meskatësh është nga druri. Kulmi është dy ujor nga konstruksioni i drurit, i rrethuar me mur të kurorës, ndërsa mbulesa është me qeramidhe. Suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm është bërë nga llaçi gëlqeror. Ndërtesa ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Në objekt nuk janë bërë transformime të theksuara, përveq disa ndërhyrjeve në ndarjen e hapësirave të brendshme.


Djegja e shtepisë

Shtëpia e Xhafer Devës duke u djegur

Kujtojmë që shtëpia e Xhafër Devës ishte djegur në Mars të vitit 2015. Dyshohej për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo ishte deklara e policisë asokohe: Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë portalit Koha.net se ende janë në mbledhjen e informatave, ndërsa më vonë do të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje. “Zjarrfikësit kanë intervenuar, dhe prej tyre presim që të dalin me konkludime”, ka thënë Zahiti përderisa nuk ka dashur të lëshohet më shumë nëse kjo zjarrvënie është e qëllimshme.


“Restaurimi”

Ndërkohë në me 8 Mars të vitit 2018 premtohej restaurimi i shtepisë nga drejtori i Urbanizmit Sami Zeka dhe drejtorit të DKRS Tafil Peci.
Ky ishte zotimi i tyre..
Lajm i mirë për objektet e trashëgimisë – sot nisi restaurimi dhe rehabilitimi i shtëpisë së Xhafer Devës që ndodhet në sheshin e qytetit në MitrovicëNë prani të drejtuesve të Kompanisë “Albi Company” shpk që ka fituar tenderin për restaurimin e shtëpisë Xhafer Devës dhe përfaqësuesve komunal drejtorit të Urbanizmit. Sami Zeka dhe drejtorit të DKRS Tafil Peci, të premten zyrtarisht ka nis projekti i restaurimit dhe rehabilitimit të shtëpisë së Xhafer Devës i financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.Projekti i rehabilitimit të objektit të trashëgimisë kulturore që ndodhet në sheshin e qytetit të Mitrovicës. Ka përjetuar shumë peripeci dhe telashe, që nga problemet me vërshime të ujërave të zeza, problemet me çati, djegia enigmatike e saj deri tek tenderët dhe zahgitja e projektit, që së fundi po merr dritën jeshile edhe pritet të përfundoj brenda 3 muajve.Drejtorët e Urbanizmit dhe DKRS Zeka dhe Peci, që ishin prezent në fillimin e punimeve, kanë kërkuar nga kompania realizimin e plotë të projektit të restaurimit, ndërmarrjen e masave të plotësimit të të gjitha kritereve të rehabilitimit të plotë të objektit dhe ruajtjes së secilit detal, me qëllim që objekti të rikthej pamjen edhe gjendjen që kishte dikur, që të mund të përdoret në të mirë të kulturës dhe qytetarëve.“Objekti është dëmtuar, por kemi bindjen se ai do të restaurohet në pamjen që kishte, ku do krijohet siguri dhe komoditet, ashtu që të mund të përdoret si hapësirë shtesë kulturore e qytetarëve të Mitrovicës. Ky objekt do të jetë ndihmesë e madhe për artistët dhe njerëzit e artit në përgjithësi, ka shumë hapësire dhe ndodhet në qendër të qytetit, andaj fillimi i realizimit të këtij projekti është ngjarje e shënuar për komunën dhe kulturën në qytetin tonë” ka thënë drejtori i DKRS Tafil Peci.Ndërkohë drejtori i Urbanizmit, ka insistuar në realizimin e plotë të projektit të restaurimit dhe rehabilitimit të këtij objekti me rëndësi për trashëgimin kulturore të Mitrovicës duke vlerësuar se “ Ka shumë punë, duke vërejtur gjendjen në të cilën ndodhet ky objekt, porse ai me punë profesionale mund të rikthehet në gjendje q ëtë mund të jetë shumë i nevojshëm si hapësire shtesë kulturore. Vlera e tij ngritjet se ai ndodhet afër qendrës dhe mund të përdoret në shumë dimensione”.Zyrtarët e kompanisë kanë theksuar se në bazë të kontratës ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe kompanisë “Albi Company” shpk numër : 2017-14-020-521, punimet fillojnë nga sot më 9 mars dhe zgjasin 80 ditë të plota pune, ndërkohë që kanë premtuar përkushtim dhe angazhim profesional me qëllim që objekti të rikthehet në gjendjen që kishte dikur si një ndër objektet më të mira të kohës.


Gjendja aktuale

Ja si duket Shtëpia e Xhafer Devës sot me 11 Shtator 2020.
Kanë kaluar 2 vjet e gjysmë prej se filloi restaurimi, kurr nuk përfundoi. E atëherë ishte premtuar që do të përfundoj për 80 DITË PUNE!
Kujtojmë që së fundmi (6 tetor) Ministrja e Rinisë Kulturës dhe Sportit, vizitoi Mitrovicës, dhe përpos 12 milion eurove të premtuara për stadiumin Adem Jashari ajo u zotua që edhe shtëpia e Xhafer Devës do të renovohet. Kjo ishte një pjesë e deklaratës së Vlora Dumoshit:“Gjithashtu ne do të investojmë dhe në projekte të tjera kapitale siç janë Stadiumi “Riza Lushta” në të cilin do të investojmë për tribuna si dhe tetë projekte për restaurim, duke filluar nga kulla e Isa Boletinit, shtëpia e familjes së Xhafer Devës dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme.

Fotot: Qyteti i Mitrovicës

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
LAJME

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Next Post

Suspendohet nga puna mësimdhënsi që sulmoi bashkëshorten e tij.

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com