Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

“The Times of Israel”: Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën

09/09/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
“The Times of Israel”: Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën

Serbia nuk do ta përmbushë premtimin për ta zhvendosur ambasadën për në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh shtetin e Kosovës, ka thënë një burim pranë qeverisë së Serbisë për “The Times of Israel”.

Ky burim ka thënë se pranimi i Kosovës nga Izraeli do të “shkatërrojë” marrëdhënien e Izraelit me Serbinë.

“Do të bëhet rrëmujë e madhe, përderisa nuk ka një kompromis në atë se çfarë lloj marrëdhënie Izraeli do të ketë me Kosovën”, ka thënë burimi, duke folur në kushte anonimiteti. “Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën janë një gjë, njohja e Kosovës si shtet i pavarur është gjë krejt tjetër. Kjo do të shkatërronte marrëdhënien mes Izraelit e Serbisë”.

Të premten, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një komunikatë duke thënë se Kosova e Izraeli kanë vendosur të “krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike mes dy shteteve”.

Kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së. Kosova e Serbia kanë firmosur marrëveshje ndaras me SHBA-në për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve të Ballkanit.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë të premten, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka përmendur se ka qenë “luftë e madhe” mes Serbisë dhe SHBA-së për njohjen e Kosovës nga Izraeli.

“Ata mendonin se ne duhet t’i bëjmë thirrje Izraelit për ta njohur Kosovën dhe ne thamë se nuk mund të bëjmë këtë pasi është kundër politikave tona. Ne thamë se nëse Izraeli dhe Prishtina arrijnë marrëveshje në këtë – atëherë në rregull. Ne po ashtu i thamë Izraelit se nëse respekton Serbinë, atëherë vendi ynë do të vazhdojë para me lëvizjen e ambasadës për në Jerusalem”, ka thënë Vuçiq.

Disa analistë e kuptuan këtë “respekt ndaj Serbisë”, si një indikacion që shteti do të lëvizë ambasadën për në Jerusalem në rast se Izraeli nuk e njeh Kosovën.
“Vuçiq tha se vendimi i Izraelit për të njohur Kosovën nuk është i lidhur me marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe se është vendim i vet Izraelit. E po ashtu se transferimi i ambasadës së Serbisë për në Jerusalem është me kusht se Izraeli respekton interesant e Serbisë”, ka thënë Arthur Koll, ish-ambasadori i Izraelit në Serbi për “Media Line”. “Është një dëshmi e madhe se Serbia nuk do ta zhvendosë fare ambasadën në Jerusalem”.

Duke folur për “The Times of Israel”, burimi serb, ka thënë se është takuar disa herë me Vuçiqin në ditët e fundit, përfshirë edhe pas ceremonisë në Washington, duke cekur se një lloj “marrëdhënie diplomatike” mes Jerusalemit dhe Prishtinës është i pranueshëm, por jo edhe njoha formale e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

“Unë mund t’u them se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën për në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë burimi. “Për më tepër, kjo lëvizje do të dëmtojë marrëdhënien e ngushtë mes Izraelit dhe Serbisë dhe kurrë më nuk do të jetë e njëjt. Është e thjeshtë”, ka thënë burimi.

Ai ka thënë po ashtu se dy palët kanë firmosur dokumente ndaras.

“Dokumenti i nënshkruar nga Vuçiqi nuk thotë asgjë për njohjen e Kosovës nga Izraeli”, ka thënë burimi.

Netanyahu ka thënë se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar të njohin njëra-tjetrën, por nuk është nënshkruar ndonjë dokument formal.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post

Agim Veliu: LDK-në nuk mund ta ndajë askush, aq më pak Vjosa Osmani

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com