Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

“Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës për mospagesën e praktikantëve, mospajisjen me kontrata e mjete mbrojtëse

06/11/2023
in LAJME
“Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës për mospagesën e praktikantëve, mospajisjen me kontrata e mjete mbrojtëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e praktikantëve të certifikuar, moslidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mos-sigurimin e mjeteve mbrojtëse.

Në vendimin e Inspektoratit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet ankesa e palës në procedurë Agim Musa kundër subjektit juridik “Trepça” lidhur me mospagesën e pagave prej 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të 2022-ës dhe mospagesës së 30 të tjerëve me nga 200 euro, e të cilët ishin certifikuar në janar 2023, është e bazuar.

Përveç këtyre, thuhet se pala ankuese ka theksuar se më 16 janar 2023 kanë filluar punën 120 praktikantë të tjerë, të cilëve “Trepça” nuk iu ka siguruar pajisje mbrojtëse, si dhe pagesën mujore prej 100 euro nuk e ka kryer, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimit, subjekti në fjalë ka kryer tri shkelje; nuk ka lidhur kontratë të punës me praktikantë sipas ligjit, për çka është dënuar 300 euro, ka shkelur dispozita të Ligjit të Punës pasi nuk ka kryer pagesën e praktikantëve, duke u dënuar më 200 euro, si dhe ka cenuar dispozitat e Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në Punë, në momentin kur nuk u ka siguruar mjetet mbrojtëse dhe për ketë është dënuar 500 euro.

“Në bazë të nenit 5.5 (b) te Ligjit nr. 2002/9 dhe nr, 03/1-017 për Inspektoratin e Punës në Kosovë, punëdhënësit në fjalë iu është bëre vërejtje dhe është obliguar t’i eliminoj parregullsitë e konstatuara me raport zyrtar dhe dokumentacionin e kërkuar të sjellë në zyret e Inspektoratit të punës në afat prej 3 ditësh nga data e dorëzimit të raportit zyrtar”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Sipas vendimit, thuhet se punëdhënësi, në ketë rast “Trepça”, edhe pas vërejtjeve dhe obligimit të dhënë me raport zyrtar, ka prezantuar përmes postës listën e pagave vetëm për muajin shkurt dhe muajin mars, por nuk ka prezantuar dëshmi për muajin prill, nuk ka prezantuar dëshmi të kontratave dhe as nuk ka prezantuar dëshmi listën e pajisjeve personale mbrojtëse.

Kjo gjobë, duhet të paguhet brenda 8 ditëve pas pranimit të vendimit, ndërsa pala e pakënaqur mund të bëjë ankesë në afat po ashtu prej 8 ditësh në shkallën e dytë të Inspektoratit.

 

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një koment edhe nga u.d. i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, por i njëjti deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur.

Ndryshe, më 3 nëntor 2023, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë ndërprerë grevën 10 ditore, pasi kishin arritur marrëveshje mbi kushtet e kërkuara

 

 

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Arrestohet një serb, dyshohet se vrau tre burra civil gjatë luftës në Mitrovicë

Zveçan: Dy persona shoqërohen në polici, kryen gërmime me ekskavator shkatërruan mjedisin

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com