Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Varfëri e lartë në Mitrovicë, mbi 2 mijë e 130 familje me asistencë sociale

11/03/2023
in 02, EKONOMI, LAJME
Varfëri e lartë në Mitrovicë, mbi 2 mijë e 130 familje me asistencë sociale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numri i rasteve sociale në qytetin e Mitrovicës është shumë i lartë, ndërsa papunësia dhe mungesa e zhvillimit të industrisë në këtë qytet, janë ndër shkaqet kryesore për gjendjen e rëndë socio-ekonomike.

Sipas informatave zyrtare, në Komunën e Mitrovicës janë gjithsej 2 mijë e 131 familje përfitues të skemës së ndihmës sociale.

Drejtoresha e Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Mitrovicë, Drita Ibrahimi, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjendja socio-ekonomike në këtë komunë është mjaft e rëndë si rezultat i papunësisë dhe mungesës së zhvillimit të industrisë.

“Gjendja socio-ekonomike në komunën tonë është mjaft e rëndë… Numri i familjeve përfituese të ndihmave sociale në komunën e Mitrovicës së Jugut është 2 mijë e 131. Ky numër ndryshon prej muajit në muaj ngase vlerësohet sipas kritereve të parashtruara… Si faktor i këtij numri të lartë është se Mitrovica ka qenë dhe është qytet industrial, numri më i madh i punëtorëve ka qenë i punësuar në fabrikat e gjigantit ‘Trepça’… Si shkak tjetër i numrit të madh të përfituesve të ndihmave sociale është edhe papunësia, pastaj është faktori politik gjithsesi… Ne si Komunë jemi duke bërë çmos për ta zbutur këtë papunësi. Çdoherë jemi në kontakt me bizneset private, pastaj OJQ-të përmes programeve të ndryshme bëjnë trajnimin e popullatës nga profilet që i kërkon tregu i punës dhe ne vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe besoj se me vullnetin e të gjithëve së bashku do të arrijmë të zvogëlojmë numrin e familjeve të cilat janë nën asistencë sociale”, ka thënë Ibrahimi.

Sociologu Ramadan Beshiri konsideron se Mitrovica vjen nga një ekonomi shumë e fuqishme para luftës, dhe ndryshimi i madh që ka ndodhur nga paslufta në këtë qytet, ka ndikuar në nivelin social të popullsisë.
Ai shtoi se edhe problemi politik në këtë qytet ka ndikuar negativisht tek investitorët e huaj, përkatësisht në përkeqësimin e gjendjes sociale të qytetarëve.

Duke potencuar investimet në arsim si sukses krucial, Beshiri ka porositur se gjeneratat e reja duhet të vijnë të arsimuara dhe me ndjenjën e atdhedashurisë.

“Mitrovica vjen nga një ekonomi shumë e fuqishme para luftës dhe ky ndryshim i madh që ka ndodhë nga paslufta në Mitrovicë ka ndikuar në masën e popullsisë dhe nivelin e tyre social… Normalisht gjendja fragjile në mes dy popujve ose konflikti ndëretnik i cili ka mbetur peng me Mitrovicën e veriut dhe të jugut ku një urë ndanë dy popuj të armiqësuar, ka luajtur një rol shumë negativ në thithjen e investitorëve. Do të thotë investitorët kanë hezituar të investojnë këtu, andaj qyteti ka mbetur në një gjendje goxha të mjerueshme nga aspekti social… Unë mendoj se çështjet kruciale të një vendi janë arsimi. Çdo vend që përkushtohet në investime në arsim do ketë suksese. Gjeneratat e reja duhet të vijnë të arsimuar dhe me atdhedashuri, d.m.th. t’i bëjnë ballë barrierave të globalizmit dhe të qëndrojnë në vendin e tyre… Gjithashtu ajo që është shumë e rëndësishme tregu i punës në Kosovë nuk ka vend vetëm për ekonomistë, juristë, sociologë, vendi ynë ka shumë nevojë për shkolla profesionale. Sot është një patriotizëm modern të jesh një mjeshtër i knaufit, bravar, ndërtimtar”, u shpreh Beshiri.

Ndërkaq, Nysret Maxhera, ekonomist i njohur mitrovicas, gjendjen socio-ekonomike të mitrovicasve e përshkruan të rëndë, madje me mundësi të përkeqësimit, si pasojë e faktorëve politikë e ekonomikë.

Sipas tij, papunësia në Mitrovicë vjen si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, përkatësisht industrial, kur dihet se ky qytet në të kaluarën është shquar me industrinë e saj.

Ai ka përmendur edhe mungesën e investimeve, aktivizimin e kapaciteteve ekzistuese, si faktorë që kanë ndikuar në gjendjen e rëndë për mitrovicasit.

Maxhera, zgjidhjen e kësaj gjendje të rëndë, e sheh duke propozuar që të gjitha strukturat udhëheqëse të vendit të orientohen në zhvillimin industrial duke shfrytëzuar paratë që janë tepricë.

Ai tha se rreth 4-5 miliardë euro janë kursime të qytetarëve të Kosovës nëpër banka dhe ato (bankat) duhet të jenë tashmë bartëse të kreditimit dhe zhvillimit të ekonomisë kosovare, në mënyrë që mjetet të kthehen dhe të multiplikohen në zhvillimin industrial të ekonomisë së Kosovës.

“Gjendja reale socio-ekonomike e qytetarëve të Mitrovicës është e keqe dhe ka tendenca të përkeqësimit të mëtutjeshëm. Kjo është pasojë e faktorëve politikë, ekonomikë, qeveritarë të Republikës së Kosovës, të cilët nuk kanë pasur guxim, dije, por edhe interesim, që Mitrovica të kthehet aty ku e ka vendin, ku e meriton… Në Mitrovicë përveç ndarjes politike…janë shkëputur të gjitha degët e zhvillimit ekonomik dhe financiar, kështu që fatkeqësia është duke u rritur çdo ditë e më shumë… Papunësia është në nivelin më të lartë të mundshëm. Fatkeqësisht, këtë po e ndihmon ikja e ‘trurit’, por edhe e fuqisë fizike dhe mjeshtërve të ndryshëm në botën e jashtme… Mungesa e investimeve, aktivizimi i kapaciteteve ekzistuese, me pak meremetim kishte mundur të ndihmohej shumë… Të gjitha strukturat politike dhe udhëheqëse të kthehen në zhvillimin industrial dhe të shfrytëzojnë paratë që janë tepricë. Po ju them, diku rreth 4-5 miliardë euro kanë kursime qytetarët e Kosovës nëpër banka. Bankat duhet me qenë tash bartëse të kreditimit dhe zhvillimit të ekonomisë kosovare. Duhet mobilizuar të gjitha mjetet që janë në dispozicion të qytetarëve…ato të kthehen dhe të multiplikohen në zhvillimin industrial të ekonomisë së Kosovës”, theksoi Maxhera për KosovaPress.

Ndryshe, statistikat tregojnë se rajonet më të prekura, ose me numrin më të lartë të rasteve që përfitojnë nga skema sociale janë rajoni i Mitrovicës, i pasuar nga rajoni i Prishtinës dhe ai i Ferizajt.

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Mashtrohet vushtrriasi, mërgimtari ia merr 2500 euro por s’ia jep veturën – kërkon ndihmë nga Policia

Mashtrohet vushtrriasi, mërgimtari ia merr 2500 euro por s’ia jep veturën – kërkon ndihmë nga Policia

LAJMET E FUNDIT

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com