Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Vuçiqi ua ndalon pushimin veror serbëve në veri të Kosovës, shkak “situata politike” ❌

01/07/2022
in LAJME
Vuçiqi ua ndalon pushimin veror serbëve në veri të Kosovës, shkak “situata politike” ❌
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorëve të institucioneve të cilat i financon Serbia në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës u është dhënë një “paralajmërim verbal” se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme për shkak të “situatës politike”, ka raportuar Radio Evropa e Lirë të premten.

Siç ka thënë një punëtor shëndetësor në njërën nga këto katër komuna, “të gjithë janë të çuditur nga vendimi”.

“Në takimin e shefave të reparteve me kryeinfermieret u tha fjalë për fjalë, se pushimet vjetore janë rreptësisht të ndaluara. Në rast se ndonjëri prej shefave të reparteve ia miraton punonjësit të tij (pushimet), ai do të zëvendësohet menjëherë”, ka thënë një tjetër bashkëbisedues i REL-it, po ashtu nga fusha e shëndetësisë.

Ngjashëm paralajmërim kanë marrë edhe punëtorët në arsim.

“Drejtori na tha dje se nuk ka pushim deri në një njoftim të dytë dhe se jemi të detyruar të paraqitemi në punë, pa shpjegime. Siç thuhet, ky është urdhër i Ministrisë së Arsimit (të Serbisë). Jemi të pafuqishëm, na është përzier frika, zemërimi dhe hidhërimi”, ka deklaruar një punonjës nga sistemi i arsimit.

“Kush e dha këtë urdhër? A e dha shteti? A është shpallur gjendje e jashtëzakonshme? Kjo nuk është normale. Për tre vjet nuk kemi lëvizur askund, ndërkaq tash, ndalohemi. Kush po na ndalon dhe pse?”, ka pyetur një punonjës tjetër në sistemin serb në Kosovë, duke shtuar se të gjithë janë “të neveritur dhe të zemëruar”. “Prej se jam lindur, nëpër protesta, barrikada, fushëbeteja… edhe fëmijët e mi kanë të drejtën për det, për gëzim, për verë. Asgjë më nuk më lidh për këtë Kosovë. Ma kanë neveritur”, shtoi ai.

Vendimi vjen pak pasi Qeveria e Kosovës i vendosi Serbisë masat reciproke lidhur me dokumentet personale, si dhe vendimin për riregjistrimin e veturave me tabelat e qyteteve në Kosovë të lëshuar nga autoritetet e Serbisë – në tabela RKS (Republika e Kosovës).

Autoritetet në veri kanë heshtur për raportimet, por se një numër anulimesh të pushimeve e kanë konfirmuar agjencitë turistike.

Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, gjegjësisht ekzistenca e tyre varet nga pagat që ua siguron Beogradi.

Nga buxheti i Serbisë, i vitit 2021, për Kosovën janë ndarë rreth 91.8 milionë euro dhe pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 67.7 milionë euro, shkon për Zyrën për Kosovën.

Fondet për Kosovën ndahen jo vetëm përmes Zyrës së Qeverisë, por edhe përmes ministrive të caktuara.

Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Diaspora merr rrugën për në Kosovë, mbushen kufijtë me mërgimtarë

Diaspora merr rrugën për në Kosovë, mbushen kufijtë me mërgimtarë

LAJMET E FUNDIT

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com