11 muaj asfallt në park
Kët’ fundjavë asfallti i cili asht shtru me 23-24 tetor, 2021 në Parkun e Qytetit dhe në Parkun Botanik (mbrapa Riza Lushtës), i ka mbushë 11 muaj.

Me 7 mars, 2022 kompania Art Mall, e cila e ka shtru ilegalisht kët’ asfallt, e largon nji pjesë të asfalltit. Komuna e përgzon kompaninë publikisht.
Me 21 prill, 2022 në Ditën Botërore të Tokës, asfallti i mbetun mbulohet me dhe.
Me 7 maj, 2022 makineritë e ngjeshin dheun mbi asfallt. 
Me 19 maj, 2022 gjatë aksionit të mbjelljes së luleve rreth stadiumit Riza Lushta i kemi informu dy drejtorë komunal që ishin të pranishëm që asfallti asht ende në park. Që të dy ishin të sigurtë që asht largu, kur e larguem pak dheun edhe ju treguem asfalltin thanë që kanë me qu fjalë e me gjobitë [kompaninë].
Me 16 qershor, 2022 në tubimin e parë publik për vitin 2022 të Komunë së Mitrovicës, kryetari u pyet për punën e asfalltit dy herë dhe në ty dyja herat tha që ‘parku do të rregullohet’, assesi nuk tha asfallti do të largohet.
Parku nuk asht rregullu, asfallti nuk asht largu. Herë pas here, si kësaj fundjave, parku shërben si parking.






























