“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.”, tha ai.
Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.
Burime të “Mitropol” brenda Emergjencës së Spitalit në Mitrovicë bëjnë me dije se dy nga 13 familjarët e lënduar kanë pësuar lëndime më serioze dhe janë në gjendje më të rëndë shëndetësore./Mitropol/






























