Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar familjen e ish-bashkëshortes së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njëri nga familjarët ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka marrë informacione se në kohën që ishte jashtë shtëpisë, i dyshuari ka biseduar me një fqinj të tyre dhe të njëjtin në bisedë e sipër e ka ‘paralajmëruar’ se do t’i vrasë të gjithë ish-miqtë.Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Sinjali mëson se motiv i kësaj ngjarjeje, dyshohet të jetë ndarja e të dyshuarit me ish-bashkëshorten, për çka i akuzon familjen e gruas se i kanë kontribuuar ndarjes gjatë kohës që i dyshuari ndodhej jashtë shtetit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Kanosje’






























