Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se denoncuesi e ka raportuar dhëndrin në Polici, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.
I dyshuari, që është përballur me denoncimit kundër tij, ka deklaruar para zyrtarëve policorë se nuk e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, por vetëm kanë pasur fjalosje mes vete.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.






























