Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari nga Mitrovica u kap në rrugën “Bislim Bajgora”, në orët e pasdites. K.Z., 28-vjeçar, pasi u ndal nga një njësi policore, rezultoi se po kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Gjykatë, ku edhe ka paguar gjobën, në vend të dënimit.






























