Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali nga veriu bën me dije se detonimet janë ndjerë njëra pas tjetrës rreth orës 20:45 dhe 20:46, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për shpërthim me shok-bombë apo me mjete piroteknike.
Shpërthime pati edhe më herët te Kroi i Vitakut, ku sipas Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në veri të vendit, Besim Hoti, dyshohet se shpërthimi erdhi nga mjete piroteknike të zëshme, teksa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ndryshe, situata e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është tensionuar ditëve të fundit, pasi që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba






























