Ata rreth aktivitetit të fundit na njoftuan përmes një postimi në rrjetet sociale:
Me datën 24.09.2022, e Shtunë, Ambientalistët e Mitrovicës realizuan aktivitetin e tyre të 20-të me rradhë. Pjesë e aktivitetit përpos vulnetarëve tanë të zellshëm ishin edhe punëtorët e Kompanisë Rajonale për mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimit “Ambienti”, të cilët ndihmuan në pastrimin e shetitorës afër lumit Ibër si dhe shtratit të lumit ku gjithashtu mbollëm edhe 11 bredha. Aktivitete të tilla na presin edhe në të ardhmen.
Mos hezito Bashkohu ✌️































