Një përleshje në mes dy shqiptarëve ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
KALLXO.com mëson se përleshja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një veture, ku njëra nga palët e përfshira nuk është pajtuar me mënyrën se si vetura në fjalë është parkuar.
Vetura në fjalë është konfiskuar.
Siç mësohet, rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe është duke u iniciuar.






























