Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Gjendja në Veri mbetet shqetësuese, EULEX-i konfirmon praninë e grupeve të armatosura dhe të maskuara

Situata e sigurisë në vendin tonë, konkretisht në veri vazhdon të jetë shqetësuese. Pas dorëheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës, rezistenca ndaj heqjes së targave ilegale dhe mos formimit të Asociacionit vazhdon në forma të ndryshme.

12/12/2022
in 02
Gjendja në Veri mbetet shqetësuese, EULEX-i konfirmon praninë e grupeve të armatosura dhe të maskuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Zyra për Media e EULEX, thonë për Gazetën Sinjali, se situata e sigurisë në Kosovë është shumë shqetësuese dhe e tensionuar.

“Gjatë fundjavës, kemi parë një përshkallëzim me një sërë sulmesh, duke përfshirë kundër Policisë së Kosovës, një patrulle vëzhguese të EULEX-it dhe gazetarëve. Në ditët e kaluara, gjithashtu kemi qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara. Kjo është e papranueshme. Prishja e rendit publik dhe dhuna duhet të ndalen tani. Personat që janë përgjegjës për këto sulme duhet të japin llogari”, thonë nga EULEX.

Më tej nga EULEX-i thonë për Sinjalin se gjithashtu, ishin dëshmitarë të ngritjes së barrikadave. Siç ka thënë Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell, ato duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës pasi që kjo nuk është e pranueshme.

Më e rëndësishmja tani është që situata të çtensionohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të ketë përmbajtje nga veprimet tjera provokuese. Kjo është para së gjithash në të mirën e popullatës lokale, qetësia dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale. EULEX-i është duke kontribuar për qetësinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it me 10 dhjetor, në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme material”, thonë nga EULEX-i.

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Çfarë po ndodh me stadiumin Adem Jashari, kryetari i KF Trepçës: “Veq Zoti e dinë”

Çfarë po ndodh me stadiumin Adem Jashari, kryetari i KF Trepçës: “Veq Zoti e dinë”

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com